Vita - artistja që pikturon portrete në Parkun Rinia

Vita, është një piktore portretesh prej shumë vitesh dhe është shumë e lumtur me atë që bën. Atë e gjeni së fundi në një cep të Parkut Rinia, përballë kompleksit Tajvan, me një letër të bardhë dhe një laps të zi në duar. Njerëzit që kalojnë aty marrin gjithmonë buzëqeshjen e saj të pakursyer. Buzëqeshja e saj është një ftesë për t’u ulur në stol dhe për t’u bërë portrete. Emri i saj i vërtetë është Jeta Kafa, por emri i artit është Vita. Ajo është një grua në moshë të mesme, mjeshtre e portreve, e cila jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë duke bërë të njëjtën punë, të vizatojë portrete për kalimtarët.

Vita-artistja që pikturon portrete në Parkun Rinia

Gjatë sezonit veror ajo ka punuar në Durrës, kryesisht në pasdite dhe në darkë në pedonalet e qytetit bregdetar të mbushur me turistë. Ajo ishte e lumtur atje sepse ishte shumë e zënë me punë. Kishte raste kur njerëzit prisnin në radhë për të patur një portret të pikturuar nga duart e saja. Gjatë sezonit të vjeshtës vjen në Tiranë, sepse kryeqyteti ka më shumë gjallëri gjatë kësaj kohe.

Vita-artistja që pikturon portrete në Parkun Rinia

Ne e takuam Vitën, pranë shatërvanit të Tajvanit, e cila në atë kohë po pikturonte një portret të bukur të një vajze. Dora e saj e djathtë lëvizte me shpejtësi në letër, ndërkohë herë pas herë hidhte sytë nga vajza për t’i fiksuar tiparet. Për 10-15 minuta mund të shihje portretin tënd në letër të punuar nga duart e Vitës. Ne e pyetëm se sa kohë kishte që merrej me këtë punë dhe ajo na u përgjigj shumë e lumtur: “Kam shume vite që merrrem me këtë punë. Unë kam mbaruar shkollën e mesme për pikturë dhe babai im është piktor, nga i cili kam trashëguar talentin dhe pasionin. Tani unë jetoj midis dy qyteteve, Tiranës dhe Selanikut, ku shkoj te vajza ime”.

Vita-artistja që pikturon portrete në Parkun Rinia

Ajo nuk punon vetëm në shëtitore, por edhe në studion e saj për kërkesa të ndryshme të klientëve. Tani ajo është bërë mjaft e njohur dhe njerëzit i dërgojnë fotot e tyre dhe ajo i kthen në portrete. Një nga porositë e fundit që ajo ka marrë është një cikël tablosh me temën "The Waltz" nga një biznes i madh në Tiranë. 

Ajo ishte vajzë e re kur u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë Greqi. Ishte qyteti i Selanikut, vendi ku ajo nisi të pikturonte, duke punuar në qendrat turistike të këtij qyteti. Në këtë qytet ajo krijoi dhe studion e saj, në të cilën punonte piktura me porosi. Po në Greqi, ajo hapi dhe galerine "Art House" e cila u frekuentua nga artdashës të shumtë grekë. 

Por Jeta artin e saj e shtriu dhe në Itali, duke punuar portrete Live në Koloseun e Romës. Për artistin nuk ka rëndësi vendi, por pasioni për të bukurën dhe kënaqësia nga frytet e punës së tij..

Vita- the street painter at Rinia Park

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort