Java Europiane dhe dita pa makina në Tiranë

Shqiptarët po bien në dashuri me bicikletat sërish. Gjatë kohës komuniste, bicikletat ishin mjeti më i zakonshëm për të shëtitur në qytetet kryesore si Tirana, Shkodra, pasi makinat ishin diçka e rrallë. Pas rënies së komunizmit, kushdo që kishte ëndërruar një makinë, vrapoi ta blinte.

Për dy dekada rrugët kanë qenë në gjende të keqe, të ngushta dhe plot me makina, ndaj ka qenë thuajse e pamundur të ngisje bicikletën. Rrugët janë përmirësuar dhe janë krijuar korsi ekstra për bicikletat në shumë rrugë të qytetit. Për të shmangur trafikun, shumë njerëz sot po përdorin sërish bicikletat. Disa organizata vendase si Eco Bicycle Tirana kanë organizuar mjaft aktivitete që promovojnë çdo ditë këtë mënyrë ekologjike të lëvizjes  në qytet.

European Mobility Week in Tirana, Albania

Ata po bëjnë thirrje për zona ‘free’ për bicikletat dhe për një jetë sa më të pasur vetëm me perdorimin e dyrrotakut. Çdo 22 shtator kur dita pa makina festohet në gjithë botën, shumë shqiptarë fansa të bicikletave, lënë makinat në shtëpi dhe vendosin të lëvizin me bicikletë. Sipas statistikave këto vitet numri i përdoruesve të bicikletave tashmë në Tiranë është rritur. Ky është lajm i mirë, pasi kjo kontribuon direkt në një mjedis shumë më të pastër në qytetin më të madh të Shqipërisë.

Gjithashtu Bashkia ka punuar për të shtuar më shumë korsi bicikletash në rrugët e Tiranës duke ndihmuar njerëzit të gjejnë hapësirën e tyre për t’i ngarë.  Ka shumë stacione ku mund të merrni me qera një bicikletë, veçanërisht pranë Liqenit Artificial.

European Mobility Week in Tirana, Albania

Aktivitetet që do të mbahen

Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Ndërkohë që disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

European Mobility Week in Tirana, Albania

Aktivitetet nga 18 shtatori – 22 shtator

Aktivitetet nisin më 18 shtator Qendrën Multifunksionale TEN, ku Bashkia Tiranë në bashkëpunim me REC Albania, do të organizojnë takimin tematik ‘’Transporti ekologjik në Tiranë’’. Më 19 Shtator te Reja do të jepen shfaqje filmash me temë ‘’Transporti i qëndrueshëm dhe mjedisi në përgjithësi’’, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të shoqërisë civile, trup diplomatik e qytetarë të tjerë. Më 20 shtator përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të organizohet gara me biçikleta me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, ku për fituesit do të shpërndahen dhe çmime simbolike. Gjatë 21 shtatorit të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës do të zhvillojnë vizita edukative tek laboratori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për monitorimin e parametrave mjedisorë. “Java e Europiane e Lëvizshmërisë” do të arrijë kulmin në 22 shtator kur në Tiranë do të organizohet “Dita pa makina”.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort