Dajti Adventure Park është një atraksion mjaft popullor në Tiranë, veçanërisht në pranverë dhe verë. Këtë vit hapet në prill, më herët se viti që shkoi. Por si mund të shkoni atje? Ju mund të shkoni me makinë, ose me teleferik. Udhëtimi me teleferik është akoma më magjepsës, pasi mund të shijoni pamjen e mahnitshme mbi fshatrat dhe kodrat e Tiranës. Dhe më e mira është se çmimi i udhëtimit me teleferik është i përfshirë në çmimin e biletës për në Parkun e Aventurave në Dajt. Hyrja në parkun e aventurës kushton 11 euro për të rriturit dhe për fëmijët 8 euro (përfshirë udhëtimin me teleferik).
Sapo të arrini do të shihni se sa shumë njerëz ka, dhe sa shumë i pëlqyer është ky vend. Ndoshta do ju duhet të prisni pak, për të marrë veshjen e duhur dhe jeni gati për aventurë.
Ky park është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç ishin lojëra dhe shtigje të lehta. Lojërat e tjera ishin për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk duhen teknika të veçanta ngjitje, as përgatitije fizike. Është një vend për t'u argëtuar, për të provuar guximin, për të kapërcyer frikën tuaj dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll. Niveli i vështirësisë fillon në një nivel të ulët, shënuar me ngjyrë të verdhë dhe përparon në një nivel shumë sfidues i shënuar me ngjyrë të kuqe. Fëmijët janë ata që e duan dhe shijojnë më shumë Parkun e Aventurave. Në park ata mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, të përpiqen dhe të dështojnë dhe të përpiqen përsëri, të kapërcejnë frikën e tyre pa asnjë rrezik. Stafi i Parkut Aventurës së Dajtit është shumë i vëmendshëm dhe i dobishëm.
Çdo shteg përfundon me rrëshqitje në litar, ku njerëzit ulen me shpejtësi nga lart-poshtë. Kjo është një përvojë fantastike, dhe gjithkush do të donte ta përsëriste shumë herë.
Shumë të huaj apo turistë po e frekuentojnë këtë park që kur u hap në 2017. Kjo është një arsye tjetër për të vizituar Malin e Dajtit, nga i cili pamja është spektakolare.
Ky atraksion i shtuar e vendos Tiranën në listën e qyteteve për turizëm aktiv. Turistët në Tiranë mund të zgjasin qëndrimin e tyre në qytet dhe të provojnë edhe disa nga atraksionet e saj periferike, përveç qendrës së qytetit.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |