VisitTirana zhvilloi për të tretën herë një konkurs të suksesshëm në mediat sociale duke tërhequr shumë pjesëmarrës. Tema këtë herë ishte #TiranaSummer (Tirana në verë). Më shumë se 530 foto u mblodhën në Facebook, Instagram dhe Twitter, foto të dërguara nga fotografë profesionistë dhe amator. Konkursi zgjati 2 muaj nga 1 Korriku deri në 31 Gusht. Të gjitha fotot ishin shumë të bukura dhe vendimi ishte i vështirë për të zgjedhur më të mirat. Disa prej fotove ishin nga sheshi Skënderbej, i rihapur në qershor, foto që tregonin gëzimin e freskimit në shatërvanet e sheshit. Dy muajt e verës kanë qenë me temperatura ekstremisht të larta në Tiranë dhe shumica e fëmijëve freskoheshin në shatërvanet e shumta të sheshit Skënderbej.
Fotot të tjera ishin nga natyra që të ofrojnë rrethinat e Tiranës, nga liqeni Artificial dhe destinacionet e zbuluara së fundmi si: Kanionet e Erzenit dhe Syri Cikllopit, ku kombinimet mes ujërave të kaltra dhe natyrës së gjelbër ishin mahnitëse.
Nuk munguan as fotot nga atraksionet e tjera të njohura si: Piramida, Pazari i Ri, Muzeu Kombëtar, fotot me perëndimin e diellit etj.
Konkursi nuk bazohej se cilat ishin fotot më të mira, duke ndjekur teknikat profesionale të një fotografie, por u morën në konsiderat një sërë aspektesh. Më tepër ishte këndvështrimi i promovimit të destinacioneve, me synimin për të nxitur kuriozitetin e udhëtarëve të huaj dhe dëshirën e tyre për të vizituar qytetin tonë. Ekipi i VisitTirana ka premtuar që do të promovojë Tiranë në çdo stinë, për të treguar imazhet më të mira ng Pranvera, Vera, Vjeshta dhe Dimri në Tiranë, por gjithashtu të promovojë atraksionet dhe destinacionet e reja të qytetit.
Fituesit
Në këtë kuadër stafi i VisitTirana përzgjodhi 10 fotot më të mira, bazuar në numrin e votave dhe diversitetin e vendeve të fotografuara, për të patur një imazh më të gjerë të qytetit gjatë verës, duke përfshirë monumente, natyrë, qendrën e qytetit dhe rrethinat, fotot gjatë ditës dhe perëndimet e diellit.
3 fituesit u përzgjodhën midis 10 fotove më të votuara:
Çmimet
Çmimi I: Dritan Zaimi, (Foto: Turistët duke u ngjitur në piramindën e Tiranës). Dritani do të shijojë një natë qëndrimi në Rogner Hotel ku do të ketë falas dhe hyrjen në pishinë. Hoteli konsiderohet si ndër më të mirët për biznes dhe pushim dhe ndodhet në bulevardin kryesor të Tiranës.
Çmimi II: Ani Treska (Foto: Hedhje në sheshin Skënderbej). Ani do të shijojë një drekë për dy persona në Il Gusto, në restorantin e gatimeve speciale.
Çmimi III: Erida Haloci (Foto: Pamje nga lart e kanionit të Erzenit). Erida do të përfitojë falas shërbime dentare si: (konsult, pastrim gurëzash, grafi komplet ) nga Dentalux.
Visit Tirana vlerësoi me certifikatë mirënjohje dy fotografët, Alla Simacheva dhe Valter Zhara për kontributin e madh me fotot e shumta të dërguara në konkurset tona. Ku të dy kanë qenë fitues në konkurset tona të kaluara.
Ceremonia te Reja
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua te Reja, në 14 Shtator 2017, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Ceremona nisi me tingujt magjik të violinës dhe vazhdoi me prezantimin e fituesve. Të gjithë fituesit falenderuan VisitTirana për organizimin e konkurseve të tilla, që angazhojnë fotografët dhe u jep mundësi atyre dhe amatorëve të shfaqin pasionin e tyre për fotografinë. Ata e konsideruan VisitTirana si një dritare të hapur për të gjithë fotografët e rinj dhe guximtarë që e duan qytetin.
www.visit-tirana.com është portali turistik i kryeqytetit, i cili menaxhohet nga Agjencia e PR, Manderina Promotions. Duke qenë media e vetme që promovon Tiranën si destinacion turistik, VisitTirana organizon këto konkurse fotografie në mediat sociale për të angazhuar të rinjt të bëjnë foto nga vende të ndryshme të Tiranës dhe të kontribuojnë në promovimin e gjerë të gjithë qytetit.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |