Artisti austriak ekspozitë të veçantë në Tiranë

Artisti austriak Franz Bergmüller vjen në Tiranë për herë të parë për të prezantuar ekspozitën e tij personale, e cila u hap në 12 Shtator në Galerinë Zeta në Tiranë. Ekspozita quhet titullohet “Deconstruction/Reconstruction” (Dekonkstruksion/Rikonstruksion), disa nga punimet e tij ka bërë në Shqipëri në Përmet dhe disa në Austri.

Ekspozitë në Galerinë Zeta Tiranë

Arti i Franz Bergmullerit është aq interesant dhe intrigues. Shumica e fotografive janë bardhë e zi. Në disa prej tyre mund të shihni elementët bazë të arkitekturës në Shqipëri, në fotografi të tjera vetëm skelete, ndërtesa të braktisura ose tulla që do të thotë dekonstruktim, por ato janë të njëjtët elementë që përdoren edhe për rindërtim.

Shumë interesante janë disa vepra të tij lidhur me marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës. Një njeri duke vrapuar me shpejtësi në një pyll, ndërsa natyra qëndron pa lëvizur. Fotografi të tjera tregojnë disa makina të shkatërruara që janë të shpërndara në mes të natyrës. Këto foto tregojnë disi ndërhyrjen dhe shkatërrimin që i bëhet natyrës. Në këtë ekspozitë shfaqeshin dhe punime 3D që të japin përshtypjen e surreales dhe të drejtojnë në botën e vërtetë të natyrës. Bergmüller qendroi 6 muaj në Shqipëri për të krijuar veprat që janë në këtë ekspozitë dhe do të kthehet sërish në Austri për të shfaqur të njëjtën ekspozitë dhe atje.

Exhibition in Gallery Zeta in Tirana

Bergmüller ka lindur në in Huttau, Austri. Ai ka studiuar për skulpturë dhe artin e objekteve në universitetin “Mozarteum”, në Salzburg. Veprimtaria e tij artistike është në fushën e artit të objekteve, fotografisë, filmit dhe performancës. Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve publike të Republikës së Austrisë, Salzburgut dhe Vjenës. Ai ka hapur shumë ekspozita në vendin e tij. Bergmüller është një artist vizual, dhe ekspozita e tij është kaq ndryshe nga ekspozitat e tjera të fotografive që kemi parë në Tiranë.

Exhibition in Gallery Zeta in Tirana

Ambasadori austriak në Shqipëri Z. Johann Sattler, mori pjesë në këtë çelje ekspozite dhe premtoi se në vitin e ardhshëm do të ketë më shumë ngjarje kulturore të organizuara në Tiranë, si pjesë e vitit kulturor të Austri-Shqipëri 2018.Do të ketë një program me koncerte, filma, ekspozita, leksione që është i përgatitur tashmë nga Ambasada Austriake. Tirana do të jetë më e gjallë me këto ngjarje kulturore që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

 

Exhibition in Gallery Zeta in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort