Tur në grup te Kanionet e Shumokut

Kanioni i Shumokut është një destinacion i ri dhe shumë i bukur për tu vizituar. Ndodhet në fund të Farkës dhe në fillim të fshatit Priske. Eshte vetëm 45 minuta më këmbë nga fshati, është plot me pemë të mëdha dhe shtigje shumë të këndshme për t’u eksploruar. Nje natyre e paprekur dhe gjithë ujëra përreth. Vend shumë i freskët. 

Ne organizojmë ture në grup nga 5-20 persona çdo fundjavë edhe te ky Kanion. Nisemi në orën 9.00 në Pazarin e Ri, afër sheshit Avni Rustemi dhe kthehemi mbrëmjen në orën 16.00.

Kategoria: Ecje

Vështirësia: Mesatare

Informacion

Udhëtojmë për në fshatin Farke e madhe. Pastaj fillojmë ecjen derisa të arrijmë deri në fund të kanionit. Eshtë një destinacion i ri dhe ka një pamje shumë panoramike. Bëjmë foto dhe video dhe pastaj pushojmë në një fushë të këndshme, drekojmë dhe organizojmë shumë aktivitete, lojëra, ide rekreative dhe muzikë. E konsumojmë drekën dhe më pas kthehemi në qytet.

Cdo fundjavë

Përfshirë në çmim:


1 - Transporti 
2 - Udhëzues turne

3 - Sanduiç dhe Uji

Çfarë ju duhet:

Veshje sportive
Shpirti i aventures


Cmimi per grup: 20 euro / personi