Tirana është një qytet me arkitekturë të përzier për shkak të gjurmëve që kanë lënë pushtuesit e huaj, Otoman dhe Italian. Me anë të këtij itinerari ne duam t’ju tregojmë disa nga vilat më të bukura dhe më interesante të Tiranës së vjetër.
Do të fillojmë vizitën tonë në Sarajet e Toptanit, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej. Sarajet kanë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga vilat e pakta të feudalëve të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Sarajet janë një kompleks arkitekturor me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe mjedise për shërbyeseit, rrethuar nga mure të mëdha, ky kompleks formon një fortifikim duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël.
Pas kësaj do të vizitojmë Vilën Petrela, është një vilë e bukur, e cila ndodhet në kryqëzimin midis rrugës së Dibrës dhe rrugës së Barrikadave. Kjo vilë është ndërtuar në vitin 1927.
Nga këtu do të vazhdojmë të ecim në rrugën e Durrësit ku do të shohim ndërtesën e Ambasadës së Vatikanit dhe ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Një tjetër vilë interesante që ia vlen të vizitohet është vila e piktorit Sali Shijaku. Kjo është një vilë tipike Tiranase, e ndërtuar në fillim të shekullit të 19, në atë kohë ishte vila më modrne në Tiranë. Kjo vilë konsiderohet si një ndër vilat më të vjetra në Ballkan.