Shpella e Pëllumbasit- tur në Tiranë

  • Udhetim ne Shpellen e Pellumbasit ne Tirane, Shpella e Pellumbasit Tirane, Shpella e Zeze Tirane, udhetime ditore ne Tirane
  • shpella e Pellumbasit udhetime ditore Tirane
  • hike ne shpellen e Pellumbasit Tirane
  • udhetime 1 ditor ne shpellen e Pellumbasit Tirane

Kjo është një nga shpellat më të njohura të Tiranës. Udhëtimi nga Tirana për në fshatin e Pëllumbasit zgjat rreth 45 minuta. Më pas do të ecni rreth 2 km në rrugën që të çon në “Shpellën e Zezë” ose “Shpella e Zezë e Pëllumbasit”. Panorama gjatë rrugës është e mahnitshme, mali që shtrihet në kanionet e lumit Erzen. Për të shkuar deri aty ndiqet rruga nacionale Tiranë-Elbasan dhe në Ibë kthehesh majtas për në fshatin Pëllumbas. Rruga është e mirë deri në fshatin Pëllumbas.

Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë është rreth një orë ngjitje në fshatin e Pëllumbasit, 27 km në juglindje të Tiranës. Shpella është 360 metra e thellë dhe 17 metra e lartë, brenda ka stalagmite dhe stalaktike fantastike si dhe lakuriq nate. Në shpellë është plotësisht errësirë, pasi ka vetëm një hyrje. 40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve. Më pas u përdor si vendbanim për njerëzit në periudhën e mesjetës. Gjatë luftrave botërore, shpella ishte vend sekret dhe përdorej nga banorët për t’u strehuar. Në Europë gjenden vetëm pesë shpella të tilla, por Shpella e Pëllumbasit ka gjurmë të vendbanimeve të hershme që në periudhën e Paleolitit deri në Mesjetë.

Ajo ju paraqit publikut për herë të parë nga një studim i speleologeve italianë në bashkëpunim me ata shqiptarë pas viteve 90 (95-96). Më pas ajo u bë pjesë e itinerarit të ngjitjes në natyrë nga grupimi sportiv HASH, që ishte një miksim i të huajve në vendin tonë me qytetarë shqiptarë. Për shumë vite ajo u frekuentua nga ky grupim i cili e bëri të njohur këtë shpellë për Tiranasit dhe me gjerë. Sot të gjitha guidat malore që operojnë në Tiranë e njohin këtë destinacion i cili është edhe i shënuar me shenja orientuese. 

TAGS: Ngjitje ne Shpellen e Pellumbasit ne Tirane, Udhetime nje ditore ne Tirane, Fshatrat e Tiranes, Jashte Tiranes, udhetime Ditore ne fshatin Pellumbas Tirane, Eksploro Tiranen, Udhëtime në Tiranë, Ekskursione në Tiranë, Tours në Tiranë, Fshatrat e Tiranës, Ekskursion Tiranë, aventura në Tiranë, Turne në Tiranë, turne familjar në Tiranë, turne ne grup në Tiranë, tur në Tiranë, turizëm në Tiranë, udhërrëfyes turizmi në Tiranë, informacion turistik në Tiranë, vende turistike në Tiranë, udhëzues udhëtimi në Tiranë, agjent në Tiranë, udhëtim në Tiranë, pushime në Tiranë, vizitë në Tiranë, udhëtim në Tiranë, destinacione udhëtimi në Tiranë

Adresa:

27 kilometra në juglindje të Tiranës

Tel

+355 45 800 419

Email:

Contact@visit-tirana.com

Website:

http://www.visit-tirana.com