Shqiptarët kanë vuajtur nën regjimin komunist prej 50 vitesh dhe gjurmët e hidhura të historisë mund të gjenden në pjesë të ndryshme të Tiranës. Shumica e tyre kanë humbur, disa janë shkatërruar nga hakmarrja e njerëzve dhe disa nga dëshira për të ndërtuar një jetë të re dhe t’i vënë kyçin të shkuarës së hidhur. Shumica e vizitorëve në Shqipëri janë kurioz të mësojnë për këtë pjesë të historisë. Përmes këtij intenerari do t’ju ndihmojmë të kuptoni më mirë vuajtjet e këtij kombi dhe njerëzve të tij nën regjimin komunist të një prej shteteve më totalitare që zgjati më shumë në Europën Lindore.
Muzeu Kombëtar
Është muzeu më i madh në vend dhe ka një pavion të veçantë për krimet e komunizmit dhe vrasjeve të njerëzve të pafajshmë. Fotografi, dokumenta dhe objekte që i përkasin periudhës së errët të viteve 1994-1990 janë të gjitha të ekspozuara këtu. Vizitorët mund të shohin listën e personave të ekzekutuar si të burgusur politik, shumica e tyre kanë qenë inxhinier, priftërinjë katolik, artistë dhe intelektual. Në vitin 1967 Shqipëria është deklaruar si i vetmi vend ateist në botë dhe e gjitha fushata e terrorit u bëhej objekteve fetare dhe njerëzve fetar. Pothuajse 740 xhami, 607 kisha dhe manastire dhe 560 teqe u mbyllën, u transformuan në diçka tjetër ose u prishën. Pavioni përmban dëshmi nga jeta e personave të burgosur dhe persekutuar nga regjimi dhe të japin emocione të forta.
Muzeu i Gjetheve
Shtëpia e Gjetheve është muzeu më i ri i hapur në Shqipëri, dhe ndoshta me intriguesi. Konsiderohet njësoj si selia e STASIT në Gjermaninë Lindore. Gjethet kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk I dinte në atë regjim. Gjithë kuriozët që duan të dinë se cfarë fshihet në qendrën famëkeqe të sigurimit të shtetit, e njohur ndryshe si Shtepia e Spiuneve, do të largohen pa fjalë. Shtëpia e gjetheve u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së dytë botërore ajo u përdor nga Sigurimi I shtetit për hetime. Në janar 2015 idea për ta transformuar këtë shtëpi në museum iu prezantua publikut. Ajo ndodhet në zemër të qytetit, përballë kishës Ortodokse dhe pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Muzeu është hapur për publikun që në 23 Maj 2017.
Piramida
Mos lini pa parë Piramidën! Piramida është ndërtuar nga vajza e ish diktatorit Enver Hoxha, si një mauzole pas vdekjes. Por tani ajo është vetëm një atraksion turistik, për arkitekturën e saj. Ajo është konsideruar si një vend që revokon të kaluarën e hidhur të shqiptarëve.
Postblloku është memorial i izolimit komunist, në nderim të të burgosurve politikë që vuajtën nën regjimin e Enver Hoxhës. Ai ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit përballë godinës së qeverisë. Vepër e përbashkët e disidentit Fatos Lubonja dhe artistit Ardian Isufi, ky monument është i përbërë nga tre elemente: një bunker origjinal i kohës, si qindra mijëra të tjerë që vazhdojnë të popullojnë ende vendin; disa pjesë betoni nga miniera famëkeqe e Spacit që shërbente si kamp për të burgosurit politikë, të cilët vuajtën dënimet e tyre nga 1968-1990 dhe një pjesë e Murit të Berlinit nga Postdamer Platz që ndante Gjermaninë në dy pjesë.