Tirana në 48 orë

Tirana në 48 orë

Tirana është një qytet tërheqës për të kaluar një fundjavë. Çdo ditë shtesë që kalon në Tiranë të ndihmon për mësuar më shumë gjëra për këtë qytet intrigues, por mbi të gjitha, njerëzit e saj miqësor. Gjatë qëndrimit 48 orësh në Tiranë ju mund të eksploroni jo vetëm qytetin, por edhe disa fshatra dhe vende të bukura në periferi të saj. 

Dita e parë –eksplorimi i qendrës së qytetit (2-3 orë)

Nëse jeni për herë të parë në Tiranë, ne ju rekomandojmë të filloni ditën e parë nga Sheshi Skënderbej duke vizituar të gjithë qendrën historike, Muzeun Kombëtar, Kullën e Sahatit, Xhaminë Et'hem Beut dhe Kalanë e Tiranës. Ju mund të vizitoni Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe pastaj të vazhdoni te bulevardi "Dëshmorët e Kombit", i projektuar nga arkitekti italian, Gherardo Bosio.

Përgjatë bulevardit nuk mund të humbisni Parkun Rinia me kompleksin Tajvan në mes të gjelbërimit. Nëse doni të përjetoni Tiranën si një vendas, ne do t’ju sugjeronim të ndaloni për një kafe në mëngjes në kompleksin Tajvan, të Parku Rinia. Vend i këndshëm për të parë dhe takuar shqiptar, fëmijë që luajnë në park, të moshuar që relaksohen dhe të rinj që pinë kafe në bar të hapur.

Vazhdoni të ecni përgjatë bulvardit për të parë Piramidën, po ashtu shihni edhe monumentin e Këmbanës së Paqes, më pas eksploroni monumentin e Postbllokut, një memorial i regjimit diktatorial. Shumica e godinave qeveritare ndodhen në këtë bulevard, ju mund të shihni arkiteturën italiane përgjatë gjithë bulevardit. Bulevardi përfundon të sheshi "Nënë Tereza", në të cilin ndodhen disa ndërtesa të tjera italiane, po ashtu Pallati Presidencial, Pallati i Kongreseve, Universiteti, Muzeu Arkeologjik, Akademia e Arteve.

Tirana-Museum

Pasdite

Pasi keni ecur dhe zbuluar qendrën e qytetit, në mesditë mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të Tiranës nga Mali i Dajtit duke udhëtuar me teleferikun Dajti Ekpres. I hapur në 2005, teleferiku i ndërtuar nga një austriak, ju ofron një udhëtim 15 minutësh fantastik në majën e malit të Dajtit, me pamje nga pylli, ferma, fshatra dhe bunkerë. Mund të shijoni një drekë tradicionale në restorantin Ballkoni i Dajtit. Parku Kombëtar i Dajtit, është 33 km, ofron aktivitete në natyrë që i përshtaten të gjithave interesave, duke filluar nga ecje në natyrë, qitje, kalërim dhe udhëtim me biçikletë në mal. Gjithashtu mund të ecni rreth parkut dhe mund të merrni teleferikun për t'u kthyer sërish në qytet para pasdites. 

Tirana-BunkArt

Mbrëmja

Ideja më e mirë është të shkoni në zonën e Bllokut, atje ku ka rini. Argëtimi në Bllok do t'ju duket si pjesa më e mirë e vizitës. Në baret e bllokut do të gjeni koktejlet më të mira nën shoqërinë e muzikës dhe mes të rinjëve modern.

Tirana-blloku-area

Dita 2

Nga mali në det? Po, Tirana është e bekuar nga të dyja, në distanca rreth 30 e ca kilometra.

Ne ju ftojmë të shikoni pjesën jugore të Tiranës, në drejtim të kalasë së Petrelës, e cila ishte kalaja e motrës së Skënderbeut, Mamica. Para se të arrini në fshatin e bukur të Petrelës, ne ju sugjerojmë të ndaloni në rezidencën Iluminatum, në anë të rrugës, e cila gjithashtu duket si kala për të kujtuar kohën e lavdishme të Mamicisë, duke marrë kështu emrin plazhi Mamica në breg të lumit Erzen. Mund të ndaloni për pak e të admironi bukurinë e lumit dhe më pas një pije ose kafe, mund të vazhdoni udhëtimin tuaj në kalanë e Petrelës. Nga atje do të keni një pamje panoramike të Tiranës.

Pasditja është koha ideale për të shkuar në det dhe për të parë perëndimin e diellit. Nëse keni në kohë, mund të shihni muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin. Orari i mbylljes është 15:00. Amfiteatri i Durrësit është një amfiteatër romak dhe më i madh në Ballkan. Dikur kishte një kapacitet prej 20.000 vendesh, u zbulua në fund të vitit 1990 dhe sot është bërë një atraksion shumë i pëlqyer turistik. Amfiteatri i Durrësit është kandidat për Trashëgimin Botërore.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, themeluar në vitin 1951, është muzeu arkelogjik më i madh në vend. Muzeu është vendosur në afërsi të plazhit dhe në veri të tij gjenden muret bizantine të shekullit 6. Muzeu i rihap nga kryeminstri Edi Rama më 20 mars 2005, 4 vjet pas mbylljes. Muzeu është i hapur nga ora 09:00 deri në orën 15:00 çdo ditë të javës, përveç të hënës.

Pasi të vizitoni këto vende të cilat janë pranë njëra-tjetrës, mund të ecni përgjatë bregdetit ose përgjatë rrugës kryesore nga kulla historike në qendër të qytetit. Një darkë e shijshme pranë detit është mbyllje e bukur e ditës për udhëtimin 48 orësh në Tiranë dhe në Durrës.

Ku te flesh:

Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel

Ku të hash:

Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant,  Pizzeria Pavarotti

 

TAGS: Tirana ne 48 Ore, Qendra eTiranes, Udhetime Ditore ne Durres, jeta e Nates ne Tirane, Blloku ne Tirane, Eksploro Tiranen

Editor's choice

 

 

Facebook

Tweets by VisitTirana

gif_img

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies