Keni vetëm një ditë kohë për të parë Tiranën? Ja çfarë ju sugjerojmë të vizitoni për të shijuar një vizitë 24 orëshe në kryeqytetin shqiptar.
Sheshi Skënderbej
Vizitin e filloni me sheshin kryesor të Tiranë, sheshin Skënderbej. Më pas mund të vizitoni Muzeun Kombëtar, Xhamin e Et’hem Beut dhe Kullën e Sahatit. Gjithashtu mund të shikoni godinat qeveritare të stilit italian përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Një shëtitje nga Blloku
Vizitoni bunkerin, memorialin e komunizimit, dhe gjithashtu një pjesë të murit të Berlinit në hyrje të Bllokut. Më pas drejtohuni për tek ish-vila e diktatorit Enver Hoxha dhe më pas mund të pini kafe, makiato, kapucino, çokollat të ngrohtë, ose koktejle e pije freskuese në disa nga baret e hareshme dhe shumëngjyërshe të kësaj zone. Mund të zgjidhni barin që rrotullohet në Sky Tower për një pamje më të mirë të Tiranës, meqë do të qëndroni vetëm një ditë në qytet.
Baret ne Bllok
Mos u largoni nga Shqipëria pa provuar ushqimin shqiptar. Ka shumë restorante që ofrojnë kuzhinë tradicionale ku mund të provoni disa gatime shqiptare si: byreku, fërgesa e Tiranës ose tavë dheu, por gjithashtu mund të gjeni të gjitha llojet e ushqimeve që doni, nga sallatat dhe gatimet me mish, pica, ushqim Italian gjithashtu edhe peshk. Gatimet shqiptare janë vërtet fantastike.
Shëtitje nga liqeni/ ose udhëtim në Dajt
Pas një dreke të mirë, ju mund të shëtisni nga Liqeni Artificial që është pranë zonës së Bllokut. Është parku kryesor dhe më popullori gjatë fundjavave. Ose ajo që ne sugjerojmë është një vizitë në Malin e Dajtit, 20 minuta larg qytetit dhe 13 minuta me teleferik. Nga Mali i Dajtit ju mund të shihni një pamje të mrekullueshme të Tiranës.
Jeta e Nates
Në mbrëmje ju mund të shihni kalendarin tonë, dhe të vendosni për të shkuar në një Opera, Balet, Teatër, apo dhe film në Kinema. Të gjitha teatrot, operat, shfaqjet apo filmat mund t’i shihni rreth të njëjtës zonë, kështu që, gjithnjë keni mundësi të ndiqni një prej tyre. Ose mund të shkoni sërish në Bllok për të shijuar jetën e natës, karaoke, apo muzikë live.
Nëse ndiqni këto rekomandime, në fund të vizitës tuaj 24 orëshe në Tiranë, do të merrni më të mirën nga Tirana dhe stili i jetës në kryeqytet. Shijojeni!
Ku te flesh:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Ku të hash:
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti,