“Telekom Albania” bëhet “One Albania”
One Albania sh.a, njihet gjithashtu si kompania T- Mobile që operon në Shqipëri, e njohur më parë si AMC,si Telecom dhe tashme si One.
Kompania u krijua si kompani shtetërore në Nëntor 1995 dhe nisi të operojë në maj 1996, duke u bërë operatori i parë mobile në Shqipëri. Kompania u privatizua suksesshem në gusht 2000. Privatizimi i AMC ishte një pikë kthese në historinë e kësaj kompanie.
Eshte e para kompani që fitoi licencen 4G të shërbimit në Shqipëri.
Ne cdo aspekt te aktivitetit te saj,One Albania udhëhiqet nga vizioni për të qene operatori kryesor në tregun shqiptar në gjithe segmentet dhe zonat gjeografike në mënyre që të ofrojë një eksperience të shkëlqyer për konsumatorin.