Fshati Peze në Tiranë

  • Fshati Peze ne Tirane
  • Tirane fshati Peze
  • Fshati Peze ne Tirane

Peza është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së Tiranës, një vend ideal për të shkuar për një kafe apo drekë në fundjavë për t’i shpëtuar qytetit. Pasi largohesh nga Tirana dhe sapo hyn në rrugën e Pezës syri të zë kodra dhe fusha të mrekullueshme dhe kafshë të fermave. Peza ka një fushë të madhe që shpesh popullohet gjatë festave për piknike familjare. Peza njihet dhe për ushqimin shumë të freskët direkt nga ferma në tryezë. Vizitorët mund të luajnë futboll apo lojëra të tjera, ndërsa fëmijët mund të ngrenë balonat e tyre. Është një vend fanstatik për udhëtime familjare. Eventi më i rëndësishëm në Pezë është "Peza n' fest" përvjetori I Krijimit të Frontit të Luftës Nacional Çlirimtare në 16 shtator 1942 në konferencën e Pezës. Çdo vit në këtë datë mblidhen të rinj, këndojnë këngë partizane, ndezin zjarre dhe kujtojnë kohën e luftës. Është me të vërtet argëtuese sidomos për të rinjtë që kalojnë gjithë natën jashtë duke kënduar dhe kërcyer.

TAGS: Fshati Peze ne Tirane, Fshatrat e Tiranes, Jashte Tiranes, udhetime Ditore ne fshatin Peze Tirane, Eksploro Tiranen

Eshte rreth 19km larg Tiranës.

Koha: 35 minutes (without traffic)

Drejtim: Tirane-Kombinat road

Eventi Kryesor: 16 September (Peza N'fest)

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies