Çfarë të bësh në Vaqarr

  • Liqeni i Prushit Vaqarr Tirane

Duke nisur nga zbulimet kulturore dhe gjetjet e shumta antike, bukuritë që ofrojnë liqenet, po ju njohim me disa nga arsyet për të vizituar zonën e Vaqarrit në Tiranë:

Vaqarri ndodhet rreth 6 km larg Tiranës, në pjesën jug-perëndimore. Fshatrat shtrihen në fusha dhe kodra, me një lartësi mesatare rreth 150 m mbi nivelin e detit. Banorët e zonës kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori, dhe një pakicë me prodhime artizanale si gdhendje në dru, qëndistari, etj.

Bazuar në kështjellat dhe gjetje të tjera arkeologjike zona ka qenë e banuar që nga antikiteti. Një mbishkrim i zbuluar në fshatin Prush në vitet 70’, gjatë punimeve në rrafshimin e vendit të quajtur “kodra e kishës” , ku dolën në pah gurë të punuar dhe disa të zbukuruar si dhe një pllakë me mbishkrim përkujtimor, dëshmojnë që Vaqari është një vendbanim i hershëm.Të tjera gjetje arkeologjike që datojnë që nga shekulli i parë janë: një pllakë e vjetër varri e bërë me gur gëlqeror të gjetur në fshatin Laml dhe në fshatin Allgjatë është zbuluar pjesa e sipërme e një stele prej guri gëlqeror.

Një nga kështjellat më të famshme të Vaqarrit është Kalaja e Lalmit (e njohur edhe si Kalaja Bixhit), e vendosur në kodrën piramidale. Kalaja është ndërtuar rreth shekullit të katërt pas Krishtit. Përveç kështjellave, Vaqarri është i njohur për monolitet si: "Monoliti i artilerisë në Arbanë" dhe "Monoliti i krijimit të Batalionit të dytë partizan - grupi Peza".

Pylli mbulon një sipërfaqe të konsiderueshme të rajonit duke e bërë natyrën një nga arsyet kryesore për të vizituar Vaqarrin. Në Vaqarr mund të gjeni një nga llojet më të veçantë të pishës. Ju gjithashtu mund të vizitoni liqenet artificiale të Prushit dhe Fortuzaj, të cilat janë të rrethuara me bimësi të gjelbërta dhe pemë.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies