Çfarë të bësh në Kashar

  • Çfare te besh ne Kashar, Liqeni i Kasharit, Liqenet ne Tirane
  • Çfare te besh ne Kashar, Liqeni i Kasharit, Liqenet ne Tirane

Jo larg qendrës së Tiranës gjendet Kashari, i cili shtrihet në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës. Kashari mund të arrihet lehtësisht me anë të transport publik ose me biçikletë.

Në zonën e Kasharit gjendet disa liqeni artificiale ku mund të kalosh kohën e lirë: Liqeni i Purezi, Liqeni i Kasharit, Liqeni i Gjokajt, Liqeni i Mezezit

Relievi kodrinor krijon një panoramë tërheqëse për këdo që e viziton. Territori piktoresk dhe çlodhes të jep mundësin të bësh aktivitete të ndryshme në natyre, siç janë: kampingu, ecje në natyrë, udhëtime me biçikleta malore, gara biçikletash etj.

Sipas zbulimeve arkeologjike, Kashari ka qenë i populluar që nga shekulli i parë. Kashari u bë i njohur në shekullin XV me betejën që u drejtua në këtë zonë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kohët e fundit, Kashari është shpallur "Zonë e mbrojtur arkeologjike" për shkak se katër objektet të rralla u gjetën në Kus të rajonit Kashar.

Disa nga pikat kryesore janë: Rrënojat e kishës mesjetare të gjetura në kodrën e “Qafë Pishe”, rrënojat e një xhamie 300-vjeçare të gjetur në majë të një kodre tjetër, varreza antike të gjetura në fushën e Zaltës dhe liqene magjepsëse të Kasharit.

Autobuzat për në Kashar nisen nga qendra e Tiranës pas Pallatit të Operas

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies