Fshati Shesh, i njohur për verën karakteristike

  • Fshati Shesh, i njohur për verën karakteristike

Fshati Shesh ndodhet 9 km larg nga Tirana në pjesën perëndimore të qytetit, pranë fshatit Ndroq. Fshati është mbi 460 metra mbi nivelin e detit. Emri i fshatit mbart një rëndësi të veçantë sepse është bërë i njohur përmes llojeve të rrushit “Shesh i Bardhë” dhe “Shesh i Zi”, të dyja këto varietete prodhojnë verë të shkëlqyer shqiptare. Origjina i këtij rrushit Shesh vjen pikërisht nga ky fshat dhe banorët janë krenar për këtë gjë. Vera e prodhuar në këtë vend është e një cilësie të lartë.  Ekzistojnë disa fakte nëpër libvra që tregojnë se banorët e këtij fshati e kanë e tregtuar jashtë verën dhe vajin e ullirit në Itali, që në shekullin e 5-të p.k. Këto fakte dhe dokumentime gjenden të shkruajtura në librin e titulluar “ Vreshtat e Sheshit”, të autorit Baki Dervishi.

Ky fshat nuk është i njohur vetëm për prodhimin e rrushit, por edhe për panoramën e bukur. Nëse ndodheni në këtë fshat dhe pot ë ngjiteni në pikën kulmore të tij do të shihni nga lart Tiranën dhe Durrësin, madje dhe Krujën. Fshati Shesh kufizohet me Tiranë dhe Durrësin. Këtë shtator do të organizohet për herë të parë “Festival i Verës”, i cili është një projekt për festivalet lokale të finacuara nga Risi Albania. Festivali synon të tërheqi vizitorë që të njihen me karakteristikat e fshatit Shesh dhe duke e kthyer në traditë të përvitshme.

TAGS: Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Fshati Shesh Tirane, Ekskursione ne Tirane, Fshati Shesh dhe vera e tij, Eksploro Tiranen, turizm ne fshat ne Tirane

9 km larg Tiranës