Baldushku është një fshat që ndodhet 15 km në pjesën jugperëndimore të Tiranës. Rrjedha e Zhullimes kalon përmes këtij territori. Fshati përbëhet nga fusha, kodra të vogla, shpate dhe lëndina. Panorama e Baldushkut është një kombinim i relievit të sheshtë me kodrat dhe mallet. Është një vend fantastik për pushime familjare, por edhe për turistët që e duan natyren, lumenjtë, mallet dhe agroturizmin.
Historia e lashtë
Duke u kthyer pas në histori, ky fshat është shumë i lashtë dhe këtë e tregojnë mjaft fakte dhe objekte të gjetura atje. Ka gjurmë të shtëpive antike që janë zbuluar në fshatin Kocaj në rajonin e Baldushkut, që i përkasin shekullit të parë para Krishtit. Ka fragmente qeramike në këtë shtëpi të cilat tregojnë per ekzistencen e vendbanimeve të hershme. Gjithashtu janë gjetur rrënjojat e dy skulupturave antike që janë të demtuara. Por ato i përkasin shekullit të dytë para erës sonë. Dhe janë të shfaqura në Muzeun Arkeologjik Kombëtar. Gjithashtu janë gjetur edhe 5 monumente varrezash romake rreth 1 metër, të cilat janë zbuluar në 2010. Mendohet se i përkasin shekujve të 3-4 para erës tonë.
Bukuria natyrore
E gjithë zona është e pasur, por do veçonim, Ujëvarën e shkembit Askola, që rrjedh nga shkëmbi më të njëjtin emër. Ai ndodhet në fshatin Kakunjë dhe është 25-30 metra i lartë. Kjo ujëvarë është e rrethuar nga gjelbërim dhe duket si një oaz bukurie. Ajo krijon mundësinë për të kaluar kohën në mënyrë të këndshme duke shijuar bukuritë e natyrës kaq pranë kryeqytetit.
'Bokërrimat e Mustafa Kocajt', janë një tjetër mrekulli dhe vend i vecantë për tu vizituar. Ato gjenden në fshatin me tënjëjtin emër në një lartësi 150-200 metra mbi nivelin e detit. Ato janë krijuar si rezultat i faktorëve natyrore por dhe ndërhyrjes së njeriut. Baldushku nuk ka liqene natyrore, pork a rreth 8 rezervuar artificiale që përdoren nga banorët për të rritur peshkun. Natyra rreth Tiranës sa vjen dhe bëhet më e lakmuar dhe magjepsëse
Foto: Valter Zharra