Kanioni i Shmokut ne Tirane

  • Kanioni i Shmokut në Tiranë, Udhetimi ne Kanionin e Shmokut ne Tirane, ture ditore ne Tirane, udhetime ne Tirane, kanione ne Tirane, ekskursione ne Tirane, eksploro Tiranen

Ky kanion ndodhet në periferi të fshatit Priskë e Madhe. Është një kanion me lartësi deri në 10 metra të mureve të tij. Formacioni shkëmbor është "shtuf" pra shkemb ranor. Gjatësia e tij është rreth 200-300 metra ku në zona të caktuara bëhet i ngushtë dhe i lartë. Në të derdhen rreke uji si ujëvara të vogla që e zbukurojnë më shumë kanionin. Përroi i Shmokut është përroi që ka formuar këtë formacion. Ujërat e tij janë të pastra dhe mbledhin ujin e burimeve dhe kullimeve që vijnë nga malet dhe zona e fshatit Priskë. Ky përrua vazhdon rrugëtimin deri sa derdhet në lumin Erzen. Në të mund të shkohet me makinë në rrugë të mirë deri pranë fshatit Priskë pa future në fshat. Më pas bëhet ecja në këmbë deri tek kanion. Rruga është e thjeshtë per çdo lloj personi. Nuk ka shenja orientuese dhe nuk njihet nga guidat lokale te natyres. Foto dhe informacioni janë kontribut i Albert Cmetes me albumin e tij #TiranaThroughLens

TAGS: Kanioni i Shmokut në Tiranë, Udhetimi ne Kanionin e Shmokut ne Tirane, ture ditore ne Tirane, udhetime ne Tirane, kanione ne Tirane, ekskursione ne Tirane, eksploro Tiranen

Për të rezervuar turin, na shkruani në:

contact@visit-tirana.com

Tel: +355 (0) 4 580 0419

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies