Shpella e Zojës ose shpella e Shen Merise

  • Shpella e Zojes ne Tirane, Shpella e Shen Merise ne Tirane,  udhetimin ne shpellen e Zojes ne Tirane, shpella ne Tirane, vende te shenjta ne Tirane, udhetime ditore ne Tirane, ekskursione ne Tirane, udhetime ne Tirane, vende natyrore ne Tirane

Kjo shpellë ndodhet në malin e fshtit Brrar, përgjatë rrugës së vjetër të Dibrës (Arbrit). Ajo është një shpellë e vogël, rreth 15m thellësi, por e veçanta e saj është se, ajo është një vend i shenjtë ku bëhen rituale. Ajo, në brendësi të saj është e mbushur me stalaktite dhe stalakmite dhe nga brenda saj buron ujë i ftohtë e i pijshëm. Çdo 15 Gusht atje banorët e zonës shkojnë për të kaluar natën dhe për të pirë nga burimi i saj. Bëhen edhe kurban, bagëti të imta. Këtu siç shihet kemi një miksim të ritualeve pagane me ato të krishtera dhe kryhen edhe nga banorë të besimit mysliman. Pranë saj ka qenë ndërtuar kisha e Shën Marisë e cila sot është shkatërruar pothuaj plotësisht. Kisha i përket një epoke shumë të hershme të besimit kristian në këtë zonë. Për të shkuar deri aty ndiqet rruga nga Tirana deri në fshatin Brrar, por pa u ngjitur në fshat. Shpella është në një faqe mali që duket si e prerë me thikë. Aty shkohet vetëm përmes një shtegu, që nuk është i lehtë për t’u gjetur. Me ndihmën e banorëve të zonës mund të gjendet me lehtësisht. Nuk ka shenja orientuese dhe nuk njihet dhe nuk është përfshir në itineraret e guidave të natyrës.

 

Fotot dhe informacioni janë kontribut i Albert Cmetes me albumin e tij #TiranaThroughLens

TAGS: Shpella e Zojes ne Tirane, Shpella e Shen Merise ne Tirane, udhetimin ne shpellen e Zojes ne Tirane, shpella ne Tirane, vende te shenjta ne Tirane, udhetime ditore ne Tirane, ekskursione ne Tirane, udhetime ne Tirane, vende natyrore ne Tirane

Për më shumë informacion, na shkruani në:

contact@visit-tirana.com

Tel: +355 (0) 4 580 0419