Shpella e Valit në Tiranë

  • Shpella e Valit Tirane, Udhetim ne Shpellen e Valit ne Tirane, Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Ekskursione ne Tirane, Udhetim ne Tirane, Shpella ne Tirane, Eksploro Tiranen

Shpella e Valit ndodhet në njësinë administrative të Shëngjergjit, në skajin më verilindor të tij. Shpella mbanë statusin e monumentit të natyrës. Ajo ka një veçori që e dallon nga shumë shpella të tjera. Në të përfundon lumi i Bizës, pra lumi vjen deri në hyrje të saj dhe pak përpara hyrjes për në shpellë ai "zhduket" në thellësi të tokës në drejtim të panjohur. Vetë shpella brenda në shumicën e kohës është e thatë. Ajo përmbytet nga uji vetëm në stinën e shirave, kur lumi ka shumë prurje. Uji futet me forcë në këtë rast në shpellë dhe përseri zhduket nëpër labirintet e nëntokës brenda shpellës. Ky fenomen është shumë interesant dhe i rallë ta shikosh së afërmi. Nuk ka asnjë hon apo gropë ku zhduket uji. Kur shpella është e thatë në fund të saj krijohet një liqen i vogël me ujë. Është e gjatë 250 metra, e gjerë deri në 35 m dhe e lartë 25 m.  Ajo nuk ka stalaktite dhe stalakmite ose i ka në faza të ulta zhvillimi. Për ta vizituar atë duhet ndjekur rruga automobilistike Tiranë – Dajt – Mali me Gropa – Bizë - Val, ku të jepet mundësia që të shikosh edhe monumentin tjetër të natyrës, peizazhin karstik të Malit me Gropa. Nuk ka shenja orientuese dhe frekuentohet shumë pak nga guidat aktuale.

Fotot dhe informacioni janë kontribut i Albert Cmetes me albumin e tij #TiranaThroughLens

TAGS: Shpella e Valit Tirane, Udhetim ne Shpellen e Valit ne Tirane, Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Ekskursione ne Tirane, Udhetim ne Tirane, Shpella ne Tirane, Eksploro Tiranen