Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Kakunjë. Ndryshe ajo njihet edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt. Ajo ka një lartësi rreth 8-9m dhe përroi ku ndodhet është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës. Ujëvara është përherë me ujë por në momente të pranverës dhe vjeshtës pas shirave ka me shumë prurje. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana në Baldushk deri në fshatin Kakunjë. Nga atje më pas procedohet në këmbë deri tek ujëvara. Rruga është rrugë rurale në 3/4 e saj dhe vetëm një pjesë e vogël kalon përmes shtigjeve. Rruga është e thjeshtë dhe mund të bëhet nga çdo person, dashamirës i natyrës. Nuk ka shenja orientuese, por me nje guidë mund të shkohet lehtësisht. Është një destinacion që bëhet shpesh nga guidat e natyrës dhe grupe personash me vete-organizim.
Fotot dhe informacioni janë kontribut i Albert Cmetes me albumin e tij #TiranaThroughLens