Shpella e Mirë-tur në Tiranë

  • Shpella e Mire Tirane

"Shpella e Mirë" ose ndryshe "Shpella e Shengjergjit", ndodhet në fshatin Besh-Livadh të Tiranës. Ajo gjendet në malin e Brrarit në pjesën veri-lindore të tij. Rruga nga Tirana kalon Shtishtufinën dhe vazhdon nëpër rrugën e Arbrit deri sa kalon shkallën e Tujanit. Rruga në 2/3 e saj është e asfaltuar dhe më pas vazhdon në rrugë rurale. Shpella është pozicionuar në një lartësi të konsiderueshme nga fshati Besh-Livadh. Ajo është e shënuar, por përsëri ka vështirësi në gjetjen e saj. Me ndihmën e guidave apo banoreve të zonës është më e thjeshtë, sepse në zonë ka shumë guva të cilat mund të të bëjnë të ngatërrohesh. Ajo është një shpellë me thellësi mbi 150 m dhe me lartësi të ndyshueshme që varion nga 2 deri 10 metra. Shpella ka stalaktite dhe stalakmite të formave dhe madhësive të ndryshme. Në të rriten disa lloje lakuriqesh nate.

Sipas gojëdhanëve shpella ka qenë më e thellë por është dëmtuar dhe është mbyllur dhe ka gjatësinë aktuale. Ajo ka shërbyer dhe shërben si një vend pagan ku bëhen rituale. Quhet "e mirë" se uji që pikon në të ka fuqi shëruese dhe magjike.Në fillim të shpellës janë vendosur disa enë të cilat mbushen nga uji që pikon nga lart.  Njerëzit shkojnë në të për t’u shëruar nga sëmundje dhe nga "syri i keq" etj, duke pirë nga uji i mbledhur te ent ose duke u larë me atë ujë. Ditën e Shen Gjergjit (6 Qershor), banorë të zonës përreth shkojnë dhe kalojnë një natë në shpellë dhe bëjnë kurban e pjekin mish në zjarr. Në këtë shpellë ushtrohen një përzierje besimesh në të njëjtin vend.

Është një vend shumë i mirë për dashamirësit e ngjitjes malore.

TAGS: Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Udhetim Shpella e Mirë ne Tirane, Eskursione ne Tirane, Shpellat ne Tirane Shqiperi, rrethinat e Tiranes, Eksploro Tiranen

Për ture na kontaktoni

në adresë tonë contact@visit-tirana.com