Kanioni i lumit Tërkuzë udhëtim në Tiranë

A keni dëgjuar ndonjëherë për kanionin e Tërkuzës në Tiranë. Bëhet fjalë për një tjetër vend të pazbuluar ende në Tiranë, i cili ndodhet mbi fshatin Priskë e Vogël e rrethit të Tiranës. Rruga për tek kanioni është pjesërisht e asfaltuar dhe pjesërisht me çakull. Kjo rrugë është dhe e njejta që të shpie dhe tek liqeni i Bovillës dhe kanioni ndodhet pak para se të arrish liqenin. 

Kanioni ka nje gjatësi rreth 1200 metra (1.2 km) dhe përfaqëson një formacion gjeologjik në shkëmbinj gëlqerorë, një reliev të modeluar nga veprimtaria e ujit të "lumit Tërkuzë" në shekuj. Uji kalon nëpër hinka dhe zgavra dhe krijon një pamje tërheqëse. Gjatë sezonit të verës mund të eksplorohet kanioni edhe me not, kacavjerje dhe ecje, në drejtim të kundërt të rrymës ose në të njëjtin drejtim, varet nga zgjedhja duke u përballur me forcën e lumit, më shumë për guximtaret.

Tani në vjeshtë peizazhi është edhe më i bukur nga shumëllojshmëria e ngjyrave. 

TAGS: Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Udhetim ne kanionin e Terkuzes ne Tirane, Ekskursione ne Tirane, Kanioni i Terkuzes ne Tirane, Udhetim ne kanione Tirane, kanione ne Tirane, Eksploro Tiranen

Për të rezervuar turin, na shkruani në:

contact@visit-tirana.com

Tel: +355 (0) 4 580 0419