Ujëvara e Shengjergjit në Tiranë

  • Ujevara  Shengjergji Tirana

Ujëvara e Shëngjergjit është një tjetër pasuri natyrore e Tiranës.

Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e mirë. 

Kjo ujëvarë deri para gjashtë vitesh, rrinte "e fshehur" mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencen e saj. Ajo u bë e njohur fillimisht nga fotografi Albert Cmeta, përmes botimit të albumit "Tirana through lens", ku ju pasqyrua për herë të parë publikut, përmes fotove. Më pas u eksplorua nga guidat e ndryshme që operojnë në Tiranë. Sot ajo është kthyer në një destinacion të mirëfilltë turistik me shenja orientuese.

Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese. Ne pranverë dhe në vjeshtë ajo ka një bukuri mahnitëse, nga llojshmëria e ngjyrave.

TAGS: Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Udhetim ne Ujevaren e Shengjergjit ne Tirane, Ekskursione ne Tirane, Ujevara e Shengjergjit ne Tirane, Udhetim ne Tirane, Ujevara ne Tirane, Eksploro Tiranen

Për ture në Ujëvarën e Shëngjergjit, na kontaktoni

në adresë tonë contact@visit-tirana.com

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies