Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve. Në zemër të fshatit është dhe një liqen I bukur, që ka të njëjtin emër, Liqeni i Farkës. Ky liqen tashmë është i rrethuar nga nje pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijoni pamjen 360 gradë të tij. Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.
Është një vend ideal për piknik. Gjithë zona është e gjelbër, kështu që ju mund të uleni në bar, dhe të hani një drekë perfekte me familjen. Gjatë fundjavës është një nga zonat më të populluara. Ky vend është shumë afër Tiranës dhe është e lehtë për të shkuar pasi rruga është e mirë.
Por ne nuk e sugjerojmë vetëm për familjarët, por dhe për të rinjtë pasionantë të biçikletave të cilët mund të bëjnë xhiro rreth liqenit në pedonalen e gjatë.
Nuk ka bare dhe restorante pasi Bashkia nuk do që të ndotet zona. Kështu që sigurohuni të merrni me vetë ujë dhe ushqime, pasi gjithcka që rajoni i liqenit të Farkës mund t’ju ofrojë është qetësia dhe një mjedis i paqtë. E çfarë do të donit tjetër?
Liqeni i Farkës
Distanca: 8 km nga Tirana
Koha: 15 minuta
Drejtimi: Në lindje të qytetit