Liqeni i Kasharit në Tiranë

  • Liqeni i Kasharit Tirane
  • Liqeni i Kasharit Tirane
  • Liqeni i Kasharit Tirane
  • Liqeni i Kasharit Tirane

Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit. Së fundi janë mbjellur 500 pemë rreth liqenit, për ta bërë më atraktiv,  duke rritur zonën me hapësirë të gjelbër për publikun dhe duke rregulluar cilësinë e ajrit.

Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër larg zhurmave të kryeqytetit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për të mësuar dhe parë jetën në fshat.

Ne ju rekomandojmë që të shkoni me biçiklet pasi në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni më mirë panoramën e fshtrave.

TAGS: Ture ne Tirane, Udhetime ditore ne Tirane, Udhetim ne Liqenin e Kasharit ne Tirane, Ekskursione ne Tirane, Liqeni i Kasharit Tirane, Fshati Kashar ne Tirane, liqene ne Tirane, Eksploro Tiranen

Fakte dhe orientime

Ndodhet 5km larg qëndrës së Tiranës

Kohezgjatja e udhetimit me makine: 25 minuta (pa trafik)

Drejtime: Tirane-Kashar 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies