Syri i Ciklopit tur në Tiranë

  • Syri i Cikllopit ne Tirane
  • Syri i ciklopit Tirane Shqiperi
  • Shyri i ciklopit Visito Tiranen

Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përvec pamjes mahnitëse, Syri i Ciklopit ofron dhe mundësinë për të bërë plazh gjatë ditëve të nxehta. Një tjetër avantazh i këtij destinacioni është afërsia me Tiranën ku mund të shkohet me mjete të lira transporti.

 

Çfarë thotë legjenda?

Sipas legjendës Cikllopi gjatë një përleshje me bishën ra në greminë dhe humbi syrin dhe zemrën e tij. Syri dhe zemra kanë krijuar basene me ujë të ftohtë, ku arrinë në thellësi prej 5 metrash.

Si të shkosh?

Për të shkuar te Syri i Cikllopit duhet të kalosh nëpërmjet një rruge të ngushtë, të ecësh rreth një orë nga fshati Krrabë. Mbase rruga mund të duket e vështirë, por pamja që të ofrohet ja vlenë lodhja. Udhëtimi kërkon një shpirt aventurier dhe të jesh në gjendje të ecësh në këmbë për një orë. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale. Për të shkuar atje duhet patjetër një guidë lokale. Nëse doni të rezervoni udhëtimin tuaj na kontaktoni në contact@visit-tirana.com

TAGS: Fshati Krrabe ne Tirane, Syri i Ciklopit ne Tirane, Fshatrat e Tiranes, Jashte Tiranes, udhetime Ditore ne fshatin Krrabe Tirane, Eksploro Tiranen

Ndodhet ne fshatin Krrabe, pergjate rruges Tirane-Elbasan. Nevojitet nje guide lokale per t'ju cuar atje.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies