Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit, ose Shpella e Zezë është rreth një orë ngjitje në fshatin e Pëllumbasit, 27 km në juglindje të Tiranës. Shpella është 360 metra e thellë dhe brenda ka stalagmite dhe stalaktike fantastike si dhe lakuriq nate që fluturojnë brenda. Në shpellë është plotësisht errësirë, pasi ka vetëm një hyrje. 40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve. Më pas u përdor si vendbanim për njerëzit në periudhën e mesjetës. Gjatë luftrave botërore, shpella ishte vend sekret dhe përdorej nga banorët për t’u strehuar. Në vitet e fundit, ajo është bërë një destinacion i preferuar turistik ditor për shqiptarët dhe turistët e huaj.

TAGS: Fshati Pellumbas ne Tirane, Shpella e Pellumbasit ne Tirane, Shpella e zeze ne Tirane, Fshatrat e Tiranes, Jashte Tiranes, udhetime Ditore ne fshatin Peze Tirane, Eksploro Tiranen

Adresa:

27 Km në juglindje të Tiranës

Fshati Pëllumbasit, rruga e vjetër Tiranë-Elbasan

Drejtimi

45 minuta