Informacion per Tiranen

Qendrat e Informacionit turistik

Qendra e Informimit turistik ndodhet prapa Muzeut Kombëtar të Shqipërisë. Përveç se mund të gjeni një numër të madh materialesh të printuara apo harta për Tiranën, ky është gjithashtu një vend për të blerë libra apo broshura për atraksionet kryesore turistike (infotourism@tirana.gov.al).

Një tjetër qendër  informacioni për turistët gjendet në Aeroportin Nënë Tereza, ku çdokush mund të gjejë harta për Tiranën.

Ka dhe disa Pika informacioni që janë të vendosura si tabela në qoshe të ndrushme të Tiranës, të shtuara së fundi nga Bashkia Tiranë. Mund t’i gjeni në kryqëzimet kryesore duke nisur që nga Zogu i Zi, ku është dhe qendresa ndoshta e parë për ata që hyjnë në Tiranë dhe që vijnë nga aeroporti. Këto info points janë në formën e tabelave të mëdha me harta të Tiranës, duke treguar dhe atraksionet dhe rrugët kryesore ku mund të shkosh.

Këmbimi Valutor

Këmbimi valutor në Shqipëri është shumë i thjeshtë. Në Tiranë ka shumë zyra këmbimi valutor të licensuara, ku disa prej tyre ndodhen afër qendrës mbas Muzeut Historik Kombëtar.Ju rekomandojmë që të kërkoni gjithmonë kuponin tatimor.

Ditët zyrtare të pushimeve në Shqipëri 2016

-Viti i Ri (1/2 Janar)

-Dita e Verës (14 Mars)

-Dita e Pashkëve Katolike (27 Mars)

-Dita e Pashkëve Ortodoksve (1 Maj)

-Festa e Ramazanit (5 Qershor)

-Festa e Kurban Bajramit (12 Shtator)

-Dita e Pavarësisë (28 Nëntor)

-Dita e Çlirimit

-Dita Kombëtare e Rinisë (8 Dhjetor)

-Krishtëlindjet (25 Dhjetor)

Ambasada e huaja në Tiranë

Nëse doni të kontaktoni autoritet e vendit tuaj, këtu keni linkun e ambasadave dhe konsullatave në Tiranë.

Zyrat Postare

Nëse doni t’i dërgoni ndonjë letër të afërmve tuaj, këtu do të gjeni disa nga zyrat postare në Tiranë.

Oraret e hapura

E hënë-E mërkurë

8:00 am/20:00pm

E enjte: 8:00am/5:00pm

E premte: 9:00am/20:00pm

E shtunë-E Diel: Mbyllur

Ora lokale

Tirana ndjek Orën Lokale të Europës (CET) e cila është një orë para Greenwhichit (GMT) dhe 6 orë para Orës Standarde të Lindjes (EST).

Nga e diela e fundit e Marsit deri te e diela e fundit e Tetorit, vendi ka ditën më të gjatë se nata, që do të thotë akrepat e orës shkojnë një orë para. Shqiptarët përdorin sistemin e orës me 24 orë dhe shkruajnë ditën para muajit, për shembull 12 Shtator 2016, shkruhet 12.09.2016.

TAGS: Informacion Praktik per Tiranes, Qendrat e Informacionit turistik ne Tirane, Zyrat Postare te Tiranes, informacion per Tiranen, Eksploro Tiranen

Editor's choice

 

Facebook

Tweets by VisitTirana

 

Instagram

gif_img