Banka Kombëtare e Shqipërisë

  • Banka Kombetare e Tiranes
  • Bankat dhe Parate ne Tirane
  • Banka e Shqiperise
  • Banka shqipetare

Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit.

Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ajo është autonome dhe e pavarur nga çdo pushtet tjetër në realizimin e objektivit kryesor dhe objektivave e detyrave të tjera.

 

Banka e Shqipërisë është bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori, që vepron edhe si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i saj.

Vizioni i Bankës së Shqipërisë është forcimi i mirëqeverisjes, përmes forcimit të pavarësisë, rritjes së llogaridhënies e transparencës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek institucioni.

TAGS: Banka Kombetare e Shqiperise, Banka e Shqiperise ne Tirane, Bankat dhe Parate ne Tirane, Eksploro Tirane

Adresa

Sheshi “Skënderbej“, nr. 1, Tiranë

Email

publict@bankofalbania.org

Tel

Tel : + 355(0) 4580 0419