Teatri Kombëtar

Teatri kombëtar është teatri kryesor në Tiranë. Është vendi që u ka dhënë aq shumë emocione dhe kënaqësi adhuruesve të teatrit. Ndërtesa aktuale daton në 1939. Në fillim u quajt “Teatri i Filmit Kosovë”. Më pas u inaugurua në 24 maj 1945 dhe u quajt Teatri Profesional i Vendit. Më vonë gjatë regjimit komunist u quajt “Teatri popullor”. Mbajti këtë emër deri në qershor 1991 dhe në fund u quajt Teatri Kombëtar sic njihet dhe tani.

Shfaqja e parë në këtë godinë, ishte një komedi e quajtur Topazi me regji të Sokrat Mio. Askush nuk mund t’i numërojë shfaqjet e dhëna aty, por të gjithë artistët më të mirë shqiptarë kanë interpretuar në këtë skenë, të ndjekur me ovacione nga publiku. Ka qenë si një shkollë dhe për artistët e rinj. Gjatë regjimit komunist, janë luajtur më shumë drama, por pas viteve 90 ka patur shumë komedi, një pjesë e të cilave shumë popullore dhe te ë dashura për publikun shqiptar si “Pallati176”, “8 Persona +”.

TAGS: teatri në Tiranë, artistë profesionistë në Tiranë, producente në Tiranë, muzikantët më të mirë në Tiranë, biletat per teater në Tiranë, shfaqje teatrale ne Tirane, dramë në Tiranë, komedi në Tiranë, Teatri Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombetar i Shqiperise, Teatri Profesional i Shqiperise, Teater ne Tirane , Cfar Te besh ne Tirane

Adresa

Rr. Seremedin Said Toptani, Tirane

Tel: +355 4 222 3022

http://teatrikombetar.gov.al/