Teatri ArTurbina ne Tirane

  • Teatri ArTurbina ne Tirane, Teatri Turbina Tirane, Teatro ne Tirane
  • Teatri ArTurbina ne Tirane, Teatri Turbina Tirane, Teatro ne Tirane
  • Teatri ArTurbina ne Tirane, Teatri Turbina Tirane, Teatro ne Tirane

I hapur në 2 Korrik 2018, “ArTurbina” është një qendër multifunksionale artistike, një hapësirë moderne kushtuar artit dhe jetës kulturore në Tiranë.

Dikur ka shërbyer si Laboratori Hidrologjik gjatë viteve të komunizmit, ku bëheshin teste për hidrocentralet.  Pas rënies së komunizmit kjo godinë degradoi duke u kthyer në një “kazan mbeturinash”, edhe pse ndodhej në zonën më të frekuentuar të qytetit, në rrugën që të çon në Parkun e Madh të Liqenit Artficial, pikërisht përballë gjimnazit Petro Nini Luarasi.

Teatri i ri i Turbinës ka dy skena: një skenë më 400 vende dhe një tjetër me 150 vende. Godina e re është e pajisur me teknologjinë më të fundit për dhënien e shfaqjeve artistike. Në godinë gjenden hapësira edhe për ekspozita.

TAGS: Arturbina teatri Tirane, Teatro ne Tirane, Shfaqje Teatri Tirane, hapesira arti Tirane, evente ne Tirane

Adresa: Rruga “Sami Frashëri”

Tiranë, Albania

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies