Pallati i Kongreseve

Pallati i Kongreseve është ndërtuar në 1982-1986 nga Partia e Punës si një sallë për kongreset dhe konferencat. Sot ky pallat është vendi ku organizohen konferencat, festivalet ekspozitat, ceremoni dhe koncerte festive. Salla kryesore nxë 2100 vetë dhe është e pajisur me ndriçim modern dhe pajisje audio si dhe ajër të kondicionuar. Janë tre salla të tjera më të vogla me një kapacitet më të reduktuar deri në 150, 280 dhe 300 vetë, të dizenjuar për mjedise pune për takime korporatash, grupime private dhe evente të ngjashme.

Ndërtesa është e dizenjuar në harmoni me arkitekturën përreth dhe u quajt në atë kohë si kryevepra e regjimit, përsa i përket dizjanit dhe arkitekturës.

TAGS: Pallati i Kongreseve ne Tirane, Takime Biznesi ne Tirana, cfar te besh ne Tirane

Adresa

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë 1000

E-mail: contact@visit-tirana.com