Impianti Sportiv Swimming Pool Tagan

Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan.  Struktura ndodhet në një pozicion të përshtatshëm gjeografik, me ajër të pastër dhe ujë të bollshëm, i pasur me bimësi dhe qetësi absolute.

Kompleksi Tagan ka karakter sportiv-argetues-relaksues, ku çdo frekuentues zgjedh në mënyrë të pavarur një aktivitet fizik, për mireqënien e trupit dhe mendjes së tij, në mënyrë individuale ose të orientuar nga instruktorë e trajnerë, gjithçka e lidhur ngushtë me elementin ujë.

Këtu ndodhet një pishinë semi olimpike me një gjatësi 25 m dhe gjerësi 18 m, thellësi 2 m në gjysmë e pare sipërfaqësore nga ana veriore dhe 1.45 m në gjysmën e dytë sipërfaqësore.  Pishina e vogël me gjatësi 12 dhe gjerësi 8 m ku thellësia është 90 cm.

Filtrimi i ujit bëhet sipas normave të lejuara për Pishina Publike dhe Autoritetit Higjeno Sanitar. Në çdo cep do shihni tabelat informuese për përdorimin e çdo mjedisi.  Ky kompleks përbën një model me standardet më të larta që duhet të ofrojnë pishinat në vendin tonë. Në vend të parë është siguria e njerëzve dhe për këtë arsye ky kompleks ka të punësuar sipas ligjit “Life Guard – Vrojtues Pishine”, të cilët mbikqyrin situatën për të mos lejuar aksidente. Gjithashtu ka zyre infermierie për të dhënë ndihmën e pare në çdo rast.  

Veç kësaj ka një kuzhine elitare, me produkte të freskëta të zonës. Pishina Tagan është një mjedis fantastik dhe për gjithë ata që duan të mësojnë notin, si dhe për kurset verore të fëmijëve.

TAGS: Pishina ne Tirane, Pishinat ne Tirane, Pishina verore Tirane, argetohu ne Tirane

Kontakte: 

Tel: +355 (0) 4 580 0419

e mail: contact@visit-tirana.com

Vendi: fshati Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të Tiranës,

Rruga kombëtare Tiranë-Elbasan, në kthesën e fshatit Picallë.