Parku i Aventurave në Dajt Tirane

Dajti Adventure Park është hapur në Korrik 2017 dhe është bërë mjaft popullor. Ju mund të shkoni me makinë, ose me teleferik. Udhëtimi me teleferik është akoma më magjepsës, pasi mund të shijoni pamjen e mahnitshme mbi fshatrat dhe kodrat e Tiranës. Dhe më e mira është se çmimi i udhëtimit me teleferik është i përfshirë në çmimin e biletës për në Parkun e Aventurave në Dajt. Hyrja në parkun e aventurës kushton 10 euro (1400 leke) për të rriturit dhe për fëmijët 8 euro (1000 leke) (përfshirë udhëtimin me teleferik).

Ky park është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç janë lojërat dhe shtigjet e lehta. Lojërat e tjera për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk duhen teknika të veçanta ngjitje, as përgatitije fizike. Është një vend për t'u argëtuar, për të provuar guximin, për të kapërcyer frikën tuaj dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll. Niveli i vështirësisë fillon në një nivel të ulët, shënuar me ngjyrë të verdhë dhe përparon në një nivel shumë sfidues i shënuar me ngjyrë të kuqe.  Fëmijët janë ata që e duan dhe shijojnë më shumë Parkun e Aventurave. Në park ata mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, të përpiqen dhe të dështojnë dhe të përpiqen përsëri, të kapërcejnë frikën e tyre pa asnjë rrezik. Çdo shteg përfundon me rrëshqitje në litar, ku njerëzit ulen me shpejtësi nga lart-poshtë. Kjo është një përvojë fantastike, dhe gjithkush do të donte ta përsëriste shumë herë. Shumë të huaj apo turistë po e frekuentojnë këtë park që kur u hap. Kjo është një arsye tjetër për të vizituar Malin e Dajtit, nga i cili pamja është spektakolare.

TAGS: parku i aventurave Dajt, Mali i Dajtit Tirana, Dajti teleferiku Tirane, Parku kombetar i dajtit, , ngjitje ne Malin e dajtit, parku i aventruave dajt, fusha e minigolfit Dajt Tirane, restorant ne dajt Tirane, Restorant ballkoni i Dajtit, hotel Belvedere Dajt, Cfare te besh ne Dajt, Tirane

Adresa: Parku Kombëtar i Dajtit

Merrni teleferikun e Dajtit për të shkuar atje.

Për rezervime kontaktoni: info@dajtiekspres.com

tel: 067 208 4471