Një dyqan me produktet artizanale të gjitha të krijuara nga produktet e pemës së ullirit: vaj ulliri, punime artistike prej druri, sapun artisanal, vaj ulliri i aromatizuar me dafinë, rozmarinë. Vendodhja në Kalanë e Tiranës e bën lehtësishtë të aksesueshëm nga vizitorët vendas e të huaj. Vaji i ullirit ‘Subashi’ është mjaft i njohur për cilësinë e tij, të cilën mund ta testoni direkt në dyqan. Paketime interesante të ndërthurura bukur, një shishe vaj ulliri, çaj mali, punime druri dhe shumë kompozime të tjera janë shumë të këndshme si dhuratë për miq të veçantë.
Nëse keni kureshtje për të parë procesin e prodhimit të vajit të ullirit, ju mund të vizitoni ullishten në fshatin Marikaj. Një eksperiencë e veçantë e organizuara nga vetë zonja Subashi.