Libraria Adrion është libraria më e madhe në Tiranë, e cila është hapur në vitin 1994 dhe gjendet në zemër të Tiranës në Pallatin e Kulturës në sheshin Skënderbej.
Adrion Ltd është një agjenci shpërndarje shtypi dhe librash dhe furnizon të gjitha hotelet kryesore, aeroportin ndërkombëtar si dhe në pikat e tjera në të gjithë Shqipërinë. Adrion është importuesi ekskluziv i titujve më të rëndësishëm të gazetave, revistave dhe librave të huaj. Në të gjithë dyqanet e Adrion dhe nëpërmjet internetit është e mundur të blihen gazeta dhe revista ndërkombëtare dhe shqiptare si dhe të abonohesh në to. Adrion ofron një mundësi fantastike për të kërkuar në një gamë të gjerë publikimesh. Nëse doni të gjeni librat e fundit apo autorët tuaj të preferuar e gjeni te Adrion Ltd. Nëse keni miq të huaj ju mund të dhuroni libra të autorëve shqiptarë të botuar në anglisht, ose kartolina dhe suvenire të tjera nga Shqipëria. Adrion gjendet dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.