Suvenire

  • Suvenire ne Tirane
  • Dyqan souveniresh ne Tirane
  • Souvenire Tradicionale Tirane
  • Souvenire Tirane, Shqiperi

 Gjërat më të mira që një turist mund të blejë në një vend janë suveniret e atij vendi. Ju mund të gjeni plot dyqane suveniresh në Tiranë. Disa prej tyre janë të vendosura në rrugët kryesore si Myslym Shyri apo Rruga e Çamëve. Gjithashtu rruga e Barrikadave te 9-katëshet, Sheshi Avni Rustemi etj. 

Në gjithë këto rrugë mund të gjeni kostume tradicionale shqiptare, si dhe produkte artizanale. Ja disa dyqane që i sugjerojmë për ju. 

Time Souvenir, Tradita Shqiptare

Adresa: Rruga Myslym Shyri, Ne Hyrje Nga 21 Dhjetori, Tirana Albania

Tel: 04 2270 858; 0693926143

Nji MarNji Mrapsht. Ju mund të gjeni këtu lloj lloj dhuratash të prodhura me dorë dhe aksesore nga të gjitha materialet.

Rruga "Kont Urani". Tirana 1000  

https://www.facebook.com/NjiMarNjiMrapsht/

069 400 5542

Rreli-Erebara-

Kostme tradicionale popullore nga gjithë trevat e Shqipërisë, si dhe punime te ndryshme ne dru, bronx apo argjend, si dhe punime balte, qeramike dhe antike

Rr. Ded Gjo Luli; Tel: +355 4 222 12 82 

Art Forever

Nëse kërkoni kostume popullore, prodhime antike, punime druri apo libra të vjetër kerkoni në këtë dyqan. E gjeni në cep te Bulevardit Bajram Curri.

Rr. Vaso Pasha 99; Tel: +355 4 224 63 86

Prodhime Bakri & Filigrami

Këty mund të gjeni koleksione magnetësh qe vihen në frigoriferë, apo produkte të erës komuniste. E gjeni pranë Kafenesë së Qendrës Stefan. 

Rr. Ibrahim Rugova, Sky Tower; Tel +355 69 20 910 07

Argjendari Pirro

Një koleksion i madh punimesh dore dhe suveniresh. Aty gjeni gjithcka nga flamuj shqiptarë, unaza, bluza, statuja te ndryshme te Nene Terezes, Enver Hoxhes, Mbretit Zog, e shume figurave të shqiptarëve. 

Rr. Abdyl Frasheri  tel: +355 4 222 55 87

TAGS: Suvenire ne Tirane, Suvenire ne Shqiperi, Shopping ne Tirana, cfar te besh ne Tirane

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies