Shopping ne Tirane

Si qytet me ritëm të shpejtë rritjeje,  me popullsi deri në 1 milionë banorë, Tirana ofron shumë mundësi të mira për blerje. Eksperiencat më të mira në Tiranë ofrohen në qendrat e mëdha tregtare si TEG, Ring, QTU, City Park, etj, të cilat shesin produktet më të fundit nga bota e modës. Këto qendra kanë linjat e tyre të dedikuara të transportit pasi ndodhen në periferi. Por ka dhe qendra te tjera si: Ring Center, Coin, dhe ETC qe ndodhen në zona të populluara jo larg qendrës. Ato ofrojnë shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe stilesh si dhe brande ndërkombëtare si Zara, Bershka, Massimo Dutti, US Polo, Mango, Geox etc. Nëse preferoni rrugë me dyqane,Myslym Shyri është një zgjedhje e mirë. Shqiptaret bëjnë ulje në blerje, kështu që mund të tentoni të bëni pazar. Nese jeni duke kërkuar një vend me çmime të arsyeshme, Tregu Çam dhe Tregu i madh janë zgjidhjet më të mira. Por mos harroni të blini dhe produkte shqiptare, ose suvenire si kujtim nga udhëtimi në Shqipëri. Te tilla dyqane ka në qendra tregtare, por një seri dyqanesh suveniri gjenden dhe tek Sheshi Sulejman Pasha, ose te nëntëkatëshet.

Gjërat më të mira që një turist mund të blejë në një vend janë suveniret e atij vendi. Ju mund të gjeni plot dyqane suveniresh në Tiranë. Disa prej tyre janë të vendosura në rrugët kryesore si Myslym Shyri apo Rruga ...

Më tepër

Hapja zyrtare e Qendrës Tregtare Univers (QTU) ishte qendra e parë e këtij lloji e hapur në Tiranë më datë 01 Tetor 2005. QTU ndodhet në një vend të favorshëm, vetëm 6 km larg qendrës së qytetit përgjatë autostradës ...

Më tepër

Tirana Ring Center, është qendra tregtare më e madhe në Tiranë. RING është konceptuar me një stil modern arkitekturor sipas standarteve europiane, duke ofruar për klienët e saj një ambjent bashkëkohor për të kaluar kohën e lirë ...

Më tepër

Tirana East Gate është qendra tregtare më e madhe në Tiranë. Ndodhet 4 km nga qendra e qytetit nërrugën nacionale Tirane- Elbasan, në rajonin e Lundrës. U hap në 26 nëntor 2011 dhe është rreth 42 mijë metra katrorë hapësirë. Ndërtesa ...

Më tepër

Per Citypark u punua më shumë se 1000 ditë për të ndërtuar një qytet ne 237,600 metra katrorë, me më shumë se 180 dyqane dhe vende argëtimi. I vendosur në zemër të Shqipërisë në autostradën Tiranë-Durrës, ...

Më tepër

 

Editor's choice

 

gif_img