Mali i Dajtit- Parku Kombetar

  • Parku Kombetar Mali i Dajtit Tirane
  • Parku Kombetar Dajt ne Tirane
  • Parku Kombetar Dajt ne Tirane
  • Parku Kombetar Dajt ne Tirane

Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në  Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme.  Një udhëtim mbresëlënës dhe i këndshëm që ia vlen për pamjen që të ofron. Për 13 minutash udhëtim ju mund të ngjiteni në majën e malit nga ku do të shihni një pamje panoramike të qytetit, fshatra, pyje, bunkerë, shtëpi dhe  gjithë rrethinat.

Është një vend perfekt për t’u relaksuar dhe për të thithur ajër të pastër dhe larg zhurmave të Tiranës. Ju mund të shkoni në restorante, të shijoni ushqimin e shijshëm, ose të qëndroni në park të bëni një piknik me miqtë apo familjarët. Ky park është atraktiv gjatë gjithë stinëve, por kryesisht në verë, për freskine qe ofron dhe në dimër kur Mali mbulohet nga bora.

Përfundimisht Mali i Dajtit është një nga destinacionet më të mira për të vizituar ndërsa jeni në Tiranë.

TAGS: Mali i Dajtit Tirana, Dajti teleferiku Tirane, Parku kombetar i dajtit, , ngjitje ne Malin e dajtit, parku i aventruave dajt, fusha e minigolfit Dajt Tirane, restorant ne dajt Tirane, Restorant ballkoni i Dajtit, hotel Belvedere Dajt, Cfare te besh ne Dajt, Tirane

Adresa:

13 minuta nga Qendra e Tiranes tek Stacioni i Teleferikut, Linzë

Hapur

Teleferiku eshte i mbyllur vetëm të Martën (për kontroll javor) 

Biletat e Teleferikut

Për një person 7 euro

Për fëmije 4 euro

Me makine private

Distanca: 40 minuta nga Tirana