Kopshti Zoologjik i Tiranës

Kopshti zoologjik në Tiranë u krijua në 1966. Është i vetmi park zoologjik në Shqipëri dhe administrohet nga Bashkia e Tiranës. Gjendet në zonën e gjelbër të Tiranës, në krah të kopshtit botanik dhe bashkë me parkun e madh bëjnë kurorën e gjelbër të qytetit.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u rihap në Qershor 2022 pasi rivitalizimit dhe me hapësira të mëdha. 

Zoo Park Tirana është i hapur nga e Marta në të Dielë, ora 09:00-20:00. Hyrja e fundit në Zoo Park Tirana është në ora 19:30. Biletaria mbyllet në orën 19:30.

Gjatë javës, ora 14:30-16:30 si dhe ditën e Hënë, Zoo Park Tirana është i mbyllur.

Për më shumë informacion: zooparktirana@gmail.com

 

TAGS: Kopshti zoologjik ne Tirane, Natyra ne Tirane, cfar te besh ne Tirane

 

 

Çmimi i biletës:

Për të rritur:

Tarifë e plotë: 300 lekë

Tarifë e pjesshme: 200 lekë

 

Për fëmijë:

Tarifë e plotë: 200 lekë

Tarifë e pjesshme: 100 lekë

 

Karta e Studentit:

Studentët tarifohen me 50 % të pagesës, vetëm duke paraqitur kartën e studentit

Tarifa e plotë:

Vizitohen të gjitha hapësirat e parkut, përfshirë Dino Zone

Tarifë e pjesshme

Vizitohen të gjitha hapësirat e parkut, përjashtuar Dino Zone

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies