Tirana nuk është vetëm një qytet plot ne njerëz e gjallëri. Qyeti ka dhe një natyrë të bukur dhe relaksuese përreth tij. Ka detin Adriatik ne perëndim vetëm 36 km në qytetin e Durrësit dhe Malin e Dajtit në lindje. Mali i Dajtit mund të eksplorohet me ecje në këmbë, ose me teleferik i cili të ofron pamje panoramike mbi kodrat e Tiranës. Ka parqe që mund të arrihen duke ecur, si Parku i madh pranë liqenit artificial të Tiranës, Kopshti Zoologjik dhe ai Botanik, të cilat kompozojnë së bashku, kurorën e gjelbër të qytetit.
Kopshti zoologjik në Tiranë u krijua në 1966. Është i vetmi park zoologjik në Shqipëri dhe administrohet nga Bashkia e Tiranës. Gjendet në zonën e gjelbër të Tiranës, në krah të kopshtit botanik dhe bashkë me parkun e madh ...
Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në Tiranë. Duhen ...
Parku i madh është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet ...
Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. Ndërtimi i tij ka qënë pjesë e projekteve të para në kohën e mbretit Zog, kur u ndërtua dhe qendra historike që kemi sot. Por për t'u vënë në jetë ky plan duhej ...
Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një siperfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit . I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ...