Shtepia Muze e Ismail Kadaresë

  • Shtepia Muze e Ismail Kadarese ne Tirane, Shtepia e Kadarese ne Tirane, muze ne Tirane
  • Shtepia Muze e Ismail Kadarese ne Tirane, Shtepia e Kadarese ne Tirane, muze ne Tirane
  • Shtepia Muze e Ismail Kadarese ne Tirane, Shtepia e Kadarese ne Tirane, muze ne Tirane
  • Shtepia Muze e Ismail Kadarese ne Tirane, Shtepia e Kadarese ne Tirane, muze ne Tirane
  • Shtepia Muze e Ismail Kadarese ne Tirane, Shtepia e Kadarese ne Tirane, muze ne Tirane

Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë. Dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka lënë gjurmë, gjurmë të cilat  jo vetëm brezat që jetojnë sot, por dhe ato që do vijnë duhet ti njohin dhe ti vlerësojnë. Po kështu dhe turistët. Në vitin 2019 u hap për publikun shtëpia e Ismail Kadarëse në Tiranë, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij.

Pallati i tij, ashtu i palyer, i vjeter, tipik i kohes se komunizmit, duket se është godina e vjetër e atij lloji në zonën më moderne të Tiranës. Në fillim të Rrugës së Dibrës, prapa 15 katëshit, ai pallat pesëkatësh, tashmë duket se do të jetë simboli i jetës në komunizëm.

Kur hyn nga hyrja pas, sheh nje hyrje te zymte, lart varen lloj lloj kabllosh elektrike, dhe në majë, shenja K e mbiemrit Kadare- Shtepia studio. Një oborr i vogël i ndarë në kuti, duket si ato lojërat e fëmijeve qe luanin para pallatit. Në fakt është sistemi i shtëpive, ku vetëm dy shkrimtare që jetonin në këtë pallat kishin hyrje gjigande 4+1, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. GJithë të tjerët që gjithashtu ishin intelektuale të shquar kishin hyrje 3+1; 2+1 dhe 1+1. Ngjitemi në katin e katërt ku është dhe shtëpia e Kadaresë. Sa hyn sheh në një mur me një dritare të vogël fjalët: “Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë”. Dera e vjetër e bardhë si në kohën e komunizmit.

Hyn brenda direkt në dhomën e ndenjes dhe ajo që të bie në sy është një dollap i madh sa faqja e murit. Brenda ka kujtime të Ismailit nga fëmijëria e tij, nga studimet në Moskë, ku gjen dhe një bllok me emrat sovjetikë të shokëve të shkollës atje, foto të fëmijëve, pasaporta, fletë lavderimi, deftesa notash të fëmijëve etj. Një formë syri në sirtare ju tregojnë se ato janë të lejuara të shihen prej jush.  Në këtë dhomë do të gjeni në faqen përballe vitin kur Kadare erdhi në këtë shtëpi në 1964 dhe librat që ka shkruar deri në vitet 90 kur ai u largua nga aty. Në faqet e murit do shihni thënie të tij dhe të Elenës, të shkëputura nga librat e tyre. Ndërsa në tryezë katalogë, broshura që flasin për shtëpinë, për Tiranën e asaj kohe, vecanërisht fotot e Petrit Kumi të cilat kanë qenë një ndihmë e madhe dhuruar kësaj shtëpie muze.

Më tej në një derë xhami ku është e vizatuar harta e Tiranës me emrat e dikurshëm të rrugëve dhe vendeve të njohura, hyn në një dhomë ku është vazhdimi i librave të Kadaresë të shkruar sipas viteve, dhe një perde me fije ju con në studion e tij, dhoma unike ku ai shkruante. Një oxhak i madh dhe një kolltuk përballë, dhe një skrivani druri e familjes,si dhe një bibliotekë e madhe janë objektet e kësaj dhome, ato që i duhen një shkrimtar. Sic thuhet vetëm kjo shtëpi kishte oxhak, asnjë tjetër në atë pallat.

Një tjetër dhomë e errët ka të shfaqur filma bazuar me libra të Kadarese dhe të Elenës. Nëse do rrini pak aty do kënaqeni me filmat e kohës. Një tjetër dhomë speciale i dedikohet Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, që ka qenë libri që e bëri më të famshëm ato kohë, si dhe komente rreth këtij libri. Në fund dhoma e gjashtë është përshtatur si dhomë studimi për studentët apo studjuesit, por edhe si një dhomë biletarie. E vecanta e kësaj shtëpie është se ka hyrje dhe dalje, dhe dalja është në hyrjen tjetër të pallatit, krejt e vecantë për apartamentet e kohës së diktaturës. Sepse i vecantë ishte dhe Ismaili. Shumë shpejt zyrtarët e Bashkisë na thanë se edhe shtëpia e Dritëro Agollit që ndodhet në të njëjtin pallat, do kthehet në muze. Le të jetë ky pallat simbolika e jetesës së intelektualëve në diktaturë.

Orari i hapjes

Pranverë-Verë 1 Maj -15 tetor

Nga e marta ne të shtunë 9.00-19.00

E dielë 10.00-17.00

E henë pushim

 

Vjeshtë-Dimër (15 Tetor- 1 Maj)

Nga e marta ne të shtunë 10.00-17.00

E dielë 10.00-15.00

E hënë: pushim

 

Për sezonin turistik maj – tetor, i hapur dhe gjatë festave zyrtare

Çmimet:

Biletë individuale 500 lekë

Biletë grupi mbi 10 vetë 300 lekë

Biletë familjare (2 ose me shume veta) 250 lekë

Biletë e reduktuar (invalid, veteranë, pensioniste, ish të përndjekur) 100 lekë

Studentët: 80 lekë