Muzeu Historik Kombetar

  • Muzeu Kombetar ne Tirane Shqiperi, muze ne Tirane
  • Muzeu kombetar Tirane Shqiperi
  • Muzeu kombetar historik TIrane

Muzeu Historik Kombëtar

Nëse ju pëlqen të mësoni për historinë e trazuar të Shqipërisë, ky është vendi i duhur. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri, i cili përmban të gjithë historinë shqiptare të mirëdokumentuar. Muzeu ka 8 pavijone: i Antikitetit, i Mesjetes, i Rilindjes, i Pavarësisë, i ikonografisë i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe i Nënë Terezës. Holli i Terrorit komunist, ka foto, dokumenta dhe video që tregojnë persekutimin e shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Një vizitë këtu mund të zgjasë deri në 3 orë, nëse e merrni shtruar dhe doni vërtet të mësoni diçka.

Cmimi: 500 Lek/personi
-400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona.
-Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.
-Përfitojnë çmim të reduktuar:
-Studentët e pajisur me kartën e studentit;
-Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç;
-Fëmijët me statusin e jetimit;
-Invalidët dhe pensionistët.
Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:
-18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;
-18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;
-21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;
-29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;
-28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);
-29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);
-E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).

 

 
TAGS: Muzeu Historik Kombetar Tirane, Muzeume ne Tirane, Cfar te besh ne Tirane

Kontakt

Adresa: Sheshi “ Skënderbej”, Bulevardi “Zogu I”, Tiranë

Tel: + 355 4 2223977

Orari:
E Martë - E Diel 10 AM–5 PM
E hënë: Mbyllur

 
 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies