Varri i Kapllan Pashës

  • Varreze Monumentale Kapllan Pasha
  • Varri i Kapllan Pashes
  • Varri i Kapllan Pashes ne Tirane
  • Varri i Kapllan Pashes ne Tirane, Shqiperi

Varri i Kapllan Pashës ndodhet në qendër të Tiranës. Është pjesë e një kompleksi monumental varresh të Xhamisë së parë të Tiranës, që u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompleksi atë kohë përfshinte 6 varre monumentale të të njëjtit tip, me përmasa të ndryshme. I vetmi varr i mbetur sot është i Kapllan Pashës.

E ngritur ne 1817 vitin e vdekjes së tij, ky varr prej 8 kolonash kujton periudhën otomane në qytet. Varri ka një formë tetëkëndore që arrin 4 metra lartësi. Eshtrat e Kapllan Pashës u zhvarrosën dhe u varrosën në Stamboll. Varri është bosh, por ky vend është konsideruar Monument kulture pasi objekti kujton Xhaminë e Parë të Tiranës.

Monumenti është restauruar në ditët e sotme.

TAGS: Varri i Kapllan Pashes ne Tirane, Monumente Kulturore ne Tirane, Cfar te besh ne Tirane

Adresa

Rruga 28 Nëntori, Tirana 1000

Prane sheshit te Ushtarit te Panjohur

Tirane