Tyrbja e Kapllan Pashës

  • Varreze Monumentale Kapllan Pasha
  • Varri i Kapllan Pashes
  • Varri i Kapllan Pashes ne Tirane
  • Varri i Kapllan Pashes ne Tirane, Shqiperi

Tyrbja e Kapllan Pashës ndodhet në qendër të Tiranës. Është pjesë e një kompleksi monumental varresh të Xhamisë së parë të Tiranës, që u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompleksi atë kohë përfshinte 6 varre monumentale të të njëjtit tip, me përmasa të ndryshme. I vetmi varr i mbetur sot është i Kapllan Pashës.

E ngritur ne 1817 vitin e vdekjes së tij, ky varr prej 8 kolonash kujton periudhën otomane në qytet. Varri ka një formë tetëkëndore që arrin 4 metra lartësi. Eshtrat e Kapllan Pashës u zhvarrosën dhe u varrosën në Stamboll. Varri është bosh, por ky vend është konsideruar Monument kulture pasi objekti kujton Xhaminë e Parë të Tiranës.

Monumenti është restauruar në ditët e sotme.

TAGS: Varri i Kapllan Pashes ne Tirane, Monumente Kulturore ne Tirane, Cfar te besh ne Tirane

Adresa

Rruga 28 Nëntori, Tirana 1000

Prane sheshit te Ushtarit te Panjohur

Tirane

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies