Mozaiku i Tiranes

Mozaiku i Tiranës është një monument i famshëm shqiptar që mendohet se i përket një shtëpie të vjetër romane të ndërtuar në Tiranë në shekullin e tretë. Ai është objekti më i vjetër i qytetit të Tiranës i cili ka qënë pjesë e dyshemesë së një vile romake në shek e III. Më pas ky vend ka shërbyer për ndërtimin e një kishe paleo – kristiane. Rrënojat e basilikës paleo-kristiane janë zbuluar në 1972. U shpall monument kulture në 1973.

Sot kisha bizantine shfaq disa nga mozaiket e vjetër që janë rizbuluar në këtë vend që përmban disa figura gjeometrike si dhe të shpendëve. Ajo u rihap për publikun në janar 2010. Quhet ndryshe edhe “ Mozaiku i Kishës së Kroit të Shën Gjergjit”.

TAGS: Mozaiku i Tiranes, Monumente Kulturore ne Tirane, Cfar te besh ne Tirane, Kisha Bizantine ne Tirane

Kontakt

Adresa

Rruga Sander Prosi
 
Orari:
 
E hene- e Premte