Tyrbja e Nuses

Shqiptarët njihen për legjendat e shumta dhe për historitë që lidhen me vende të caktuara. Në Tiranë ne kemi pikasur disa prej vendeve dhe monumenteve interesante, një prej tyre ëshë legjenda e Tyrbes së Nuses.

 Tyrbja e Nuses gjendet në fshatin Mullet, pranë Kishës së Maxharës. Ky monument mbart një legjendë për nusen e re që mbeti e vrarë ditën e martesës. Dy palë kundërshtare që u kryqëzuan në hyrje të fshatit, ndoshta për hasmëri, po shkëmbenin të shtëna me njëra – tjetrën, ndërsa në rrugë po kalonin dasmorë, të cilët kishin marrë një nuse. Një plumb qorr e godet dhe e lë nusen e re të vdekur.  Në vendin ku ajo u vra, në shenjë kujtimi u ndërtua “Tyrbja e nuses”. Duke u nisur nga funksioni i ngjashëm me varret e periudhës otomane, mendohet që ajo mund t’i përkasë shek. XVII.

Vendi: Fshati Mullet, Autostrada Tiranë-Elbasan