Tirana ka një listë me monumente dhe objekte kulturore të shpërndara rastësisht nëpër qytet, gjë që suprizon shumë vizitorë. Objekte nostalgjike të komunizmit gjenden afër ndërtesave moderne me fasada xhami dhe bare trendi dhe dyqane shik. Influenca otomane, italiane, islamike, staliniste janë të gjitha prezente pa ndonjë rregull, duke e bërë eksplorimin një argëtim të vërtetë. Tirana pati një përmirësim të imazhit kur pallatet gri të kohës së komunizmit u pikturuan me ngjyra të ndezura. Këto fasada shumë ngjyrëshe përbëjnë një atraksion për qytetet. Monumente të tjera përfshijnë vende të shenjta si xhami apo kisha, por gjithashtu dhe objekte historike. Secili prej tyre ka një histori, në pritje për t’u zbuluar.
Ura e Tabakëve është një urë këmbësorësh prej guri e periudhës otomane të shekullit të 18. Është 8 metra e lartë dhe 3.5 metra e lartë dhe 2.5 metra e gjerë. Ura u ndërtua pranë Xhamisë së Tabakëve ...
Mozaiku i Tiranës është monument kulture i kategorisë së I-rë shpallur me Vendimin Nr. 1886, date 10.06.1973. Mozaiku i Tiranës është zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani. Gërmimet ...
E vetmja xhami në zemër të Tiranës, e cila bashkë me Kullën e Sahatit, Muzeun Kombëtar dhe Teatrin e Operave, rrethojnë sheshin e famshëm Skenderbej. Xhamia e Et'hem Beut u krijua në fund të shekullit XVIII nga Mulla Beu dhe u përfundua nga ...
Kulla e Sahatit është një Monument Kulturor që tregon orën e Tiranës që nga 1822. Ndodhet prapa Xhamise Et'hem Bey. Është ndërtuar nga i njëjti person që ndërtoi dhe xhamine, Et'hem Beu. Ju mund te ngjisni 90 shkallët e saj dhe të ...
Shqiptarët njihen për legjendat e shumta dhe për historitë që lidhen me vende të caktuara. Në Tiranë ne kemi pikasur disa prej vendeve dhe monumenteve interesante, një prej tyre ëshë legjenda e Tyrbes së Nuses. Tyrbja e Nuses gjendet në ...
Vila 300 vjeçare i përket piktorit të famshëm Sali Shijaku, në të cilën jeton dhe sot. Është një ndër “thesaret” të ruajtura më mirë të Tiranës, vila është një banesë tipike tradicionale ...
Tyrbja e Kapllan Pashës ndodhet në qendër të Tiranës. Është pjesë e një kompleksi monumental varresh të Xhamisë së parë të Tiranës, që u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompleksi atë ...