SiCred

  • Sicred kompani sigurimi ne Tirane
  • icred kompani sigurimi ne Tirane
  • Sicred kompani sigurimi ne Tirane

Shoqëria SiCRED sh.a. u themelua në 7 Tetor 2003, duke qenë kështu e para dhe e vetmja shoqëri sigurimi private në Shqipëri me kapital 100% vendas e liçencuar për të vepruar në fushën e sigurimit të Jetës.

Në një mjedis financiar që po përjetonte ndryshime të vrullshme, vizioni i themeluesve të SiCRED ishte krijimi i një shoqërie sigurimi, e cila do ndryshonte perceptimin e shqiptarëve për produktet e sigurimit, duke patur si mision ushtrimin e veprimtarisë konform standardeve më të larta të etikës, si mënyra e vetme dhe e pranueshme për të bërë një emër të mirë.Nën sloganin “Në duar të Sigurta” emri SiCRED përcjell besueshmëri, e përforcuar kjo nga premtimi ynë për të mbajtur gjithnjë parasysh atë që është më e mirë për klientët tanë.

Shoqëria SiCRED sh.a. autorizohet nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) për të vepruar si shoqëri sigurimi jete. Shoqëria SiCRED sh.a. operon në përputhje të plotë me kërkesat ligjore dhe kuadrin rregullator, në bazë të Autorizimit për të vepruar si shoqëri sigurimesh, Nr.8 datë 19.07.2004 si dhe të Lejes për Ushtrimin e Veprimtarisë në Sigurime, Nr.8/1 datë 10.09.2004 (zëvendësuar me Licencën Nr. 8/2004, datë 22.06.2012).

TAGS: SiCred ne Tirane, Kompani Sigurimesh ne Tirane, Kompani Sigurimesh ne Tirane Shqiperi, Cfar te besh ne Tirane

Adresa:

Njësia Bashkiake Nr.5 Rr. “BRIGADA VIII”, VILA Nr. 3/1, Tiranë